Mirë se erdhe në sezonin më të këndshëm të vitit, ose periudhën kur biskotat shoqërojnë çdo vakt. Nëse të pëlqen të gatuash, ose të “dhurosh” recetën perfekte, hidhi një sy këtij artikulli, pasi do të ndajmë me ty mënyrën si të përgatisësh/ shijosh biskotat me gjalp kikiriku.
Përbërësit:
2 sticks me gjalp.
1 filxhan me gjalp kikiriku kremoz.
1 filxhan me sheqer të bardhë.
1 filxhan me kokos.
2 vezë
2 ½ gota miell.
½ lugë çaji me kripë.
1 lugë çaji sodë buke.
1 lugë çaji me pluhur pjekjeje.
Përgatitja:
Merr një mikser dore dhe përgatitu të shpenzosh disa kalori për të bërë bashkë gjalpin, sheqerin, kokosin dhe gjalpin e kikirikut. Shto vezët derisa të përgatitet një masë homogjene.
Në një tjetër enë shto millën, kripën, sodën dhe pluhurin e pjekjes. Më pas, bashkoji me masën e mëparshme.
Vendose brumin në frigorifer për 1 orë.
Ndaje brumin në topa të vegjël, jepi formën që do dhe piqi në temperaturën 375o derisa të marrin ngjyrë kafe.
Të bëftë mirë!