Chaï Latte, me origjinë nga India e largët do t’ju rrëmbejë zemrën dhe nuk do të doni të ndaheni prej tij, ndaj ju sjellim recetën më të mirë, për të shijuar pijen fantastike.
Receta e Chaï Latte:
Për 2 gota:
1 lugë çaji Chaga Latte
½ lugë xhinxher
5-6 karafilë
1 shkop kanelle
500 ml qumësht
Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni qumështin, Chaga Latte dhe erëzat. Lëreni të vlojë, më pas ziejini për 5 minuta. Fikni zjarrin dhe lëreni të qëndrojë i mbuluar për 10 minuta. Më pas përzieni me ajkën e qumështit dhe shijojeni.
Ju bëftë mirë!