Receta e sallatës perfekte!

Autorja e shumë librave dhe shefja e kuzhinës, Madeleine Shaw, ndan me të gjithë recetën e sallatës me mango.

Përbërësit për sallatën:
1 lugë vaj ulliri.
½ djathë kaçkavall.
30 gr spinaq.
30 gr bajame.
½ mango.
Piper i kuq.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit për salcën:
100 gr kos.
½ limon i shtrydhur.
Kripë dhe piper.

Përgatitja:
Priteni djathin kaçkavall në copëza të vogla. Në një tigan hidhni vaj ulliri dhe skuqni djathin, ndërkohë prisni edhe sinaqin. Në një blender hidhni bajamet. Më pas, shtoni të gjithë ingredientët në një tas për sallatë dhe shoqërojeni me salcën e përgatitur.
Ju bëftë mirë!