Çmimet CCIT vlerësojnë çdo vit sipërmarrjet më të mira shqiptare për arritjet e tyre në treg në të gjitha fushat e biznesit. Ceremonia e datës 20 janar, e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përkonte me 125 vjetorin e ekzistencës së saj, si shtëpia e parë e ekonomisë shqiptare. Jubileu i 125-të i CCIT u festua me ndarjen e çmimeve vjetore që tashmë janë kthyer në traditë.
Ndër bizneset më të suksesshme në vend, në fushën e telekomunikacionit ishte operatori One Telecommunications që mori çmimin si lider i kësaj industrie. Motivacioni për këtë çmim ishte rritja e qëndrueshme në treg përgjatë vitit të fundit, investimet në teknologji dhe cilësia e rrjetit nga të cilat përfitojnë të gjithë abonentët e One Telecommunications.
Në mbrëmjen gala të organizuar ditën e djeshme, drejtori ekzekutiv, z. Emil Georgakiev, ia dedikoi këtë çmim gjithë stafit të One Telecommunications dhe u shpreh se: “Ky çmim i shkon gjithë stafit i cili ka punuar për këto përmirësime. Megjithatë, ne nuk ndalemi këtu. Ne do vazhdojmë të sjellim shërbime, produkte dhe rrjet më të mirë”.
One Telecommunications ka kryer investime dhe përmirësime në shërbime dhe produkte. Kjo ka sjellë rritje të konsiderueshme në treg, duke arritur 41% të tregut në harkun kohor të një viti.