Artisti japonez i luleve, Azuma Makoto në një ekspozitë mbresëlënëse në muzeun e Tulum

Kur hyjmë në muzeun ku janë paraqitur punët fantastike të Azuma Makoto, jemi këmbëzbathur. Dyshemetë e ftohta të betonit ofrojnë një pushim të nevojshëm dhe ndihmojnë që të përqendrohemi edhe më shumë në veprat e artit që na serviren para syve. Dyshemeja lulëzon, muret përreth janë të lakuar, dyert dhe dritaret të rrumbullakëta. Pemët natyrale rriten kudo dhe bimë të panumërta triumfojnë mbi beton.

Këto janë ndjesitë që të dhuron ekspozita e artistit botanik, Azuma Makato, i cili nuk ngjan me asnjë dhe asgjë tjetër.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Synimi i kësaj ekspozite ka vetëm një qëllim: të na rilidhë me natyrën. Ambienti përreth ushqehet me dritë natyrale dhe me freskinë e bimëve.

Themelusi i “Azulik Tulum” thotë se është shumë e rëndësishme të dimë cila është origjina dhe burimi ynë. Burimi ynë është pikërisht natyra. Kjo është edhe arsyeja pse tri shtyllat tona janë: natyra, arti dhe prejardhja.

E ndërkohë, sipas kuratorit Brazilian Marcello Dantas, “muzeu sfidon çdo rregull për muzetë e zakontë”. Ai duket entuziast për rikthimin e njeriut te natyra, duke marrë parasysh sa motivuese dhe relaksuese është magjia e bimëve. “Të gjithë ne përpiqemi që t’i japim kuptim ekzistencës sonë” – shprehet ai dhe sigurisht, një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi është Nëna Natyrë.


Dantas ishte edhe pika e kontaktit mes Makatos dhe muzeut. Ai kish punuar me artistin japonez për disa projekte në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro dhe e dinte se Makatos qe artisti i përsosur për transformimin e materialeve lokale, duke konsideruar pasionin e tij për trajtimin e bimëve dhe luleve.

E në fakt, artisti me bazë në Tokio ka mjegulluar linjat midis natyrës dhe artit për dekada. Së pari me studion e tij të luleve alta moda “Jardins des Fleurs”, të cilën ai e themeloi në vitin 2002. Më pas, nuk hezitoi të eksperimentonte me skulptura dhe krijime të guximshme me tematikën e botanikës, të cilat u vendosën në mjedise të jashtëzakonshme. Makato është i njohur për ngrirjen e luleve dhe zhytjen e tyre në mijëra lega nën det, por edhe për sagën “Exobiotanica”, në të cilën lançoi krijime të përkryera në stratosferë.


Makato beson se lulet i flasin në nivel shpirtëror. Ai e ndien veten pjesë të natyrës dhe do që zërat e luleve t’i përcjellë përmes veprave artistike.