Fashion Bloggeria Edisa Shahini

Ka lindur në 16 Maj të vitit 1984! Pas përfundimit të studimeve master në degën e Gjuhë-Letërsisë Gjermane dhe Shkencave të Komunikimit, pasioni për modën e shtyu në një tjetër angazhim më vanitoz. Krahas punës si agjenteve e Marrëdhënieve me Publikun në dy kompani prestigjioze, në vitin 2010 Edisa Shahini hapi blogun personal DisiCouture.com. Adhuruese e botës së modës dhe ndjekëse e rregullt e trendeve të fundit, prej gjashtë vitesh, përfshirja në këtë fushë është kthyer në angazhim parësor për të.

Ikona e stilit
Admiruese e stilit minimalist, por tejet protagonist, Bianca Jagger aktore e njohur, dhe njëherësh avokate e “zjarrtë” e çështjeve sociale dhe të drejtave të njeriut, është për mua ikonë absolute e stilit. Më pëlqen, çdo detaj i pamjes së saj të jashtme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Elegance is not standing out, but being rememberd”-Giorgio Armani

Beauty
Jam selektive në produktet e make up-it. Rimeli që përdor aktualisht, është Blush/Bonzer nga YSL. Më jep një nuancë neutrale, sikur jam kthyer dje nga pushimet. Rimeli YSL, 28 euro.

Markë
Më pëlqejnë këpucët me taka, dhe në stilin klasik-elegant. Të tilla janë ato në ngjyrë të kuqe, material kadife, të Prada, 495 euro.

Parfumi i preferuar
Është një ndjesi florale dhe fruity për femrat. Fal jasminës, si një prej elementëve kryesore të këtij parfumi, aroma është unike, dhe joshëse. Emri i këtij parfumi është “Good girl gone bad by Kilian”, 230 euro.

Aksesorë
Kohët e fundit jam fiksuar pas “chokers”(aksesorët e qafës). Një i tillë është ky në tonalitet gold, dhe me dizajn të valëzuar, nga stilistja Jennifer Fisher, 690 euro. Aksesorë të tjerë të preferuar, kam edhe vëthët, sidomos ato me perla, Delfina Delettrez, 2,150 euro.

Wish List
E kam projektuar në blerjet e radhës të miat, këtë çantë  lëkure, nga Valentino. Zgjedhje elegante, dhe perfekte për një ditë plot stil.