Jo vetëm personazhet publik, por edhe shumë protagonist të tjerë u bën pjesë e aktivitetit për prezantimin e koleksionit të ri të veshjeve të Cortefiel në kryeqytet, pjesë e Fashion Group. Përpos prurjeve të reja në veshje, edhe një sfilatë e këndshme u bë pjesë e eventit, duke prezantuar sakaq edhe veshjet e reja të Cortefiel. Të shumtë ishin pjesëmarrësit, por mes tyre ra në sy prania e fashion bloggereve të njohura shqiptare si Marigona Nila, Stela Plaka, etj. Por, edhe disa Vip-a të ekranit si Enada Hoxha, Rezarta Skifteri, Greiss Petroviç, etj.