Si gjithnjë avantgard në prurjet e tyre të modës dhe koleksionet e reja, stilistët më në zë të momentit, tashmë kanë përcjell nga pasarelat tendencat e fundit të veshjeve dhe aksesorëve të meshkujve, për sezonin vjeshtë 2017! Rikthimi i vijave si motiv, apo kuadrateve, qofshin ato në miniaturë apo të mëdha, që ngjajnë si prerje gjeometrike, e bëjnë modën e sezonit të ardhshëm tejet të veçantë. Doni të ecni në një hap me trendet e fundit? Ja sugjerimet tona!