Ambienti më i ri në Tiranë, e ka emrin Retro Vinyl, dhe është një mishërim absolut i stilit të vjetër të arredimit, të alternuar me një interior të kësaj natyre. Sakaq, shija unike, nga recetat e gatimeve tek koktejet speciale, vjen për të gjitha amvisat që duan të provojnë diçka ndryshe këtë sezon!
Sallatë me quinoa dhe perime
Përbërësit:
Quinoa e zier
Domate
Kastravec
Avokado
Limon
Qepë e kuqe
Vaj ulliri
Përgatitja:
Presim në kubikë të vegjël domaten, kastravecin, avokadon dhe i përziejmë së bashku me quinoan e para përgatitur. Në një enë hedhim lëngun e dy limonëve, pak kripë, piper, vaj ulliri, dhe i përziejmë fort duke krijuar një masë homogjene. E vendosim në pjatë të gjithë këta përbërës të përzier së bashku, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë edhe qepën e kuqe të prerë në copa të vogla.