Ajo ka lindur në 11 Dhjetor, të vitit 1988. Është 28 vjeçe dhe e diplomuar në Menaxhim dhe Sipërmarrje Kreative Mode, në Londër. Gjithashtu është në përfundim të shkollës së Gjemologjisë për gurët e çmuar dhe Dizajn të bizhuterive në Amerikë. Aktualisht, drejton markën e Argjendari Pirro-s pranë familjes së saj, duke sjellë një frymë të re në dizajn, menaxhim dhe teknologji.
Veshja e përditshme
Eleganca është stil, jo peshë trupore! Tek veshja ime mbizotërojnë nuanca të tilla si e zeza dhe ngjyrat e tokës. Preferoj veshje të gjera, ndonjëherë minimaliste, por edhe me detaje të veçanta që i shtojnë vlerën veshjes. Një fustan i markës COS, me nuanca neutrale do ishte një zgjedhje ideale.