Programi tashmë i famshëm i muzikës në Top Albania Radio, “Heineken Sessions”, është kthyer në një event që veç ndjekësve të rregullt, mbledh në mbrëmjet e muzikës elektronike edhe personazhe të famshëm të skenës artistike shqiptare, për t’u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Gjithçka bëhet edhe më e bukur kur dy organizatorët, Dori Dj dhe moderatori i njohur Ledion Liço, shpallin fituesit e konkursit të “Heineken Sessions”, që mbahet në rrjetet sociale të Top Medias.