Fundjava që lamë pas ishte padyshim një fundjavë magjike në Tiranë. Askush nuk e kishte menduar që ky muaj do të niste me dy nga emrat, tashmë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare.
Në 1 qershor ishte e vështirë të zgjidhje një orar për të qenë pjesë e #OraeSuperMuzikes, për shkak se stendat e ALBtelecom ofronin argëtim gjatë gjithë kohës dhe artistët performues ishin vërtetë më të mirët.
Ermal Meta këndoi dhe performoi me kitarë e në piano. Talenti multi-instrumentist ndau me publikun momente nga jeta e tij personale, duke dhënë më në fund dhe shpjegimin përse shqipja e tij tingëllon pak si e vjetër (Ermali flet shqip më së shumti me gjyshen, kështu që shprehjet e tij popullore janë paksa të një brezi tjetër).
Karizmatike dhe me një look krejtësisht të ri, Rita Ora rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve te #SuperStacioni dhe dhjetëra mijëra të tjerëve që e ndoqën në media dhe rrjete sociale. Një diva absolute, Ora solli performancat e saj më të mira e më të ndjera në skenën e ALBtelecom.
Çdokush që ndodhej në skenë bëri foto, story apo video live. Aq sa u shënua një numër rekord postimesh falë #internetpertegjithe, me stacionin më të ri me Wi-Fi falas të ofruar nga ALBtelecom, pikërisht në Sheshin Skënderbej. Ata që ndodheshin në rreshtin e parë, përjetuan nga shumë pranë eksperiencën e jashtëzakonshme. Mjaft të rinj e të rritur, kishin udhëtuar për koncertin jo vetëm nga të gjitha qytetet në Shqipëri, por dhe nga jashtë kufirit.
Dhurata të shumta dhe GB falas u dhuruan për pjesëmarrësit realë e virtualë të eventit më të madh të vitit, si për të theksuar që ALBtelecom vazhdon të ketë në prioritet abonentët e tij [#mejuteparet].
Dhurata më e bukur ishte mundësia që ALBtelecom i dha fituesve të konkurseve të shumta që zhvilloi në rrjetet sociale për të takuar e për të bërë foto me idhujt e tyre! Djem dhe vajza bënë ëndrrën e tyre realitet, duke marrë pjesë në pyetësorët që ALBtelecom publikoi përgjatë javëve të fundit për të dhuruar këtë mundësi që vjen një herë në jetë. Por, akoma më e rrallë ishte dhe surpriza e tetë vajzave, të cilat u ngjitën në skenë me Rita Orën gjatë performancës së hitit të saj më të fundit “Girls”! Një emocion i papërshkrueshëm, i cili u transmetua edhe te publiku i pranishëm.
Rita Ora dhe Ermal Meta tashmë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në kujtimet e fansave të tyre më të zjarrtë, por dhe në historinë e eventeve, të cilat bashkuan shqiptarë e të huaj për një koncert të niveleve botërore.
Por, festa nuk ka mbaruar, përkundrazi! #SuperStacioni do vazhdojë rrugëtimin e tij me #internetpertegjithe, duke sjellë në të gjithë Shqipërinë digjitalizim, Wi-Fi, lojëra, argëtim, dhurata dhe emra të mëdhenj të muzikës dhe artit në çdo cep të Shqipërisë. Ndaj jehona e këtij eventi dhe atyre që priten në vijim do të zgjasë përgjatë gjithë stinës së verës.
Comments