Kjo ështe pikërisht ajo periudhe e vitit kur Coca-Cola Botling Shqipëria e ndez verën flakë me ritmet shpërthyese dhe rrit adrenalinën me Coca-Cola Summer Festival 3. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në dy vitet e kaluara ku u shënua një pjesëmarrje me rreth 20 mijë njerëz për çdo edicion të këtij festivali, edhe ky vit ka mbledhur rreth 25 mijë fansa të apasionuar pas muzikës shqiptare dhe artistëve më të mire të momentit. Ndërsa në edicionin e kaluar ishte pikërisht një yll i muzikës botërore me origjinë shqiptare e ftuara speciale e kétij festivali, artistja Eleni Fourera ajo që performoi me grupin e saj, edhe këtë vit fansët nuk janë zhgënjyer nga Coca-Cola Botling Shqipëri.
Për fansët ne shesh kanë perfomuar emra shumë të njohur mes të cilëve Xhensila Myrtezaj, Nora Istrefi, Alar Band dhe Klea Huta e cila për të tretin vit ka qënë edhe prezantuese e këtij Festivali, Fifi, Orgesa Zaimi, Renis Gjoka, Klint Çollaku dhe DJ më i famshëm në Shqiperi, DJ Sardi. Ata kanë sjellë në skenë disa nga hitet e tyre më të famshme muzikore duke ngritur adrenalinën në sheshin Skenderbej së bashku me njerezit qe e mbushnin atë, të cilët kanë kënduar e kërcyer nën ritmet e muzikës për disa orë rrjesht.
Por në Coca-Cola Summer Festival 3 veç emrave më të famshem të muzikës tone këtë herë ylli i mbrëmjes ka qënë artistja që është në kulmin e karrierës së saj ndërkombëtare, këngëtarja Era Istrefi. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin e saj për kampionatin botëror të futbollit që u zhvillua në Rusi me këngën Live it Up dhe arritjeve të saj në skenën muzikore, Era Istrefi konsiderohet si një ndër artistet më premtuese të momentit në botë. Ajo pranoi ta ndajë këtë sukses të saj me Coca-Cola Bottling Shqipëri e cila p?r të tretin vit radhazi e ka bërë traditë një pikë takimi me muzikën më të mirë e zerat më të mire shqiptare të momentit me fansët e tyre.
Comments