Olesia Leço – Themeluese e Bon Ton

Cila, cili është një ikonë mode ose stili për ju?
Me vijnë në mendje shumë emra të të tashmes apo të kaluarës, të cilët kanë merituar të marrin titullin “ikonë”. Konncepti që unë kam për termin është i lidhur ngushtë me një imazh që nuk matet në kohë dhe shmang trendet cliché. “Stili është imazh i personalitetit”, ka shkruar Edëard Gibbon. Unë jam rritur me mitin Grace Kelly, me elegancën e saj, një tjetër emër që më vjen në mendje Diana Vreeland, ish kryredaktorja e Vogue America, e cila ndikoi në trasformimin e stilit te shoqërisë. Cocco Channel krijoi imazhin e gruas moderne dhe të elegancës esenciale.

Cili është stili dhe stilisti që karakterizon veshjen tuaj? 
Stilin tim do ta quaja linear, bashkëkohore, të pastër dhe esencial. Nuk vë kurrë bizhuteri të eksagjeruara, apo të panaevojshme.Kam gjithmonë një rregull për to, preferoj më mirë të heq, ato që më duken shumë përpara se të dal nga shtëpia se sa te shtoj. Një marke që për mua është bërë sinonim i feminilitetit është “Blumarine”, falë vizionit aristik dhe vëmendjes në detaje të themelueses Ana Molinari,e cila shpreh më së miri personalitetin e çdo gruaje.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

Thënia juaj e preferuar rreth modës? 

“Moda  mund të blihet, stilin duhet ta zotërosh .”

(Edna Woolman Chase).

Eleganca është ajo tërësi gjërash të ndryshme, që nuk lidhet vetëm me veshjen që mban. Një person është elegant në mënyrën e të sjellurit, të folurit, të gjestikulacionit. Në çdo sjellje mund të gjesh elegancën. Për një zonjë të jesh elegante, do të thotë të dije të menaxhojë, në mënyrë të përkryer kufirin e hollë midis sensualitetit dhe teprimit.

 

Parfumi juaj i preferuar?
I dashuroj parfumet, i nderroj herë pas here sipas situatave apo stineve. Meqë po më pyesni për parfumin dua të them diçka, pasi nuk jemi në Francën e 700-es të dashura Marie Antoniete dhe të dashur Luigj 16, parfumi nuk zëvendëson higjenën dhe deordorantët. Parfumi përdoret PAS, jo NË VEND TË… Për mua një përbërje elegante është “Illuminum White Gardenia Petals”, gjithashtu një tjetër fragrancë e preferuar e imja është “Bergamotto Di Positano Floris”, që më kujton gjithmonë magjinë, aromën dhe ngjyrat e një vendi magjepës si bregu i Amalfit, plot diell për të të mbushur shpirtin.

Rimeli/ Set grimi, juaj i preferuar? 
Ajo që mendoj gjithmonë ndërsa grimohem, është efekti “maskë” aspak elegant. Mundohen të jem e kujdeshme në grimin e përditshëm, një fondotintë për t’i dhënë shkëlqim fytyrës për t’u dukur e freskët, rimel dhe buzëkuq, duke mos harruar asnjëherë balsamin e buzëve. Përdor një linjë profesionale italiane “Cinecitta Make Up”.

Veshja juaj e përditshme, stili/ stilisti që e përfaqëson më së miri?
Mundohem të gjej një ekuliber midis frymëzimit personal dhe shijes së mirë në paraqitjen time sepse veshja është vërtetë një lëkurë e dytë për ne. Kam menduar gjithmonë se nuk është e rëndësishme të ndjekesh modën, por të vlerësosh veten, të ndihesh rehat, e sigurt dhe interesante pasi çdo femër është unike. Ndër markat që vesh është Luisa Spagnoli, Ted Baker, Twin Set, Ralph Lauren, La Martina.

Modeli dhe marka e preferuar e këpucëve?
Për mua një femër duhet të jetë gjithmonë me këpucë me taka. Jam fanse e këpucëve dekolte, të modelit “Chanel”, jo të markës. Pothuajse gjithmonë jam me këpucë me taka, ku lartësia e tyre ndryshon nga orari, pra në paradite 5 deri në 8 cm dhe në darkë me shumë kënaqësi mbaj edhe takën 12cm. Këpucët ballerina, i kam, por i përdor shumë rrallë, ose në shtëpi, ose kur duhet të ngas makinën për një kohë të gjatë. Për elegancë, feminilitetin pëlqej krijimet Jimmy Choo, Salvatore Ferragamo. Pqrdor gjithashtu Pollini.

Aksesori që përdorni aktualisht, dhe ndonjë brand i njohur i bizhuve që ju pëlqen?
Aksesorët me të cilat kuptoj, çantën, këpucët, rrip, një shall, pra që shoqërojnë veshjen tonë për mua nuk duhet të jenë asnjeherë shumë të dukshme në logo firmash. Patjetër ato ndryshojnë tërësisht veshjen, duke kthyer një fustan nga ai klasik i pradites, në një veshje terësisht më elegante me aksesorët e duhur në mbrëmje. Por një nga aksesorët që unë dashuroj janë spilat. Për mua një objekt kulti, teksa i shihja me admirim në xhaketat e zonjës Madeleine Albright, duke i dhuruar autoritet dhe elegancë. Blej shume spila dhe jo domosdoshmërisht duhet të jenë në shuma, shumë të mëdha monetare. Një marke që përdor shpesh në bizhuteritë e mia është Michel Negrin.

Wishlist
Udhetime, janë ato që më mbushin me emocione, të njoh kulturën e një populli tjetër dhe më bëjnë të kuptoj sa shumë ngjajnë njerëzit e sa të vogla janë diferencat në botë. Kam në plan të vizitoj Arubën në Amerikën qëndrore, Islandën, Kilin, Ishullin e Pashkës dhe disa të tjera.