Arti është vetëm një klikim larg

Nuk ekziston një forcë që ndal artin apo dëshirën për ta mbushur shpirtin me të bukurën, estetiken dhe kryevepra botërore. E kur flasim për kryevepra të tilla, menjëherë mendja na rend në Louvre sublim, i cili ia ka dalë gjithnjë të na mahnisë.

Në periudhën e pandemisë botërore, muzeumi më i famshëm në Europë ka çelur dyert dhe ju mirëpret në një tur virtual, për të parë ekskluzivisht muzat, pikturat dhe krijimet e jashtëzakonshme të artistëve që kanë shkruar historinë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Sigurisht, shembullin e Louvre ndoqën edhe muzeumet e tjera të cilat edhe në sfidat botërore, e gjejnë mënyrën më të mirë për të transmetuar magjinë e artit.

https://www.louvre.fr/en/visites-en-ligne#tabs

 

Van Gogh Museum

Një tjetër muzeum i cili na ka magjepsur është ai i Van Gogh në Amsterdam dhe është gati për një takim virtual. Nga divani i shtëpisë mund të shijoni kryeveprat e të madhit Van Gogh.
https://artsandculture.google.com

Vatican Museum

Nëse mendoni se Vatikani po i mban të fshehura thesaret e tij, e keni totalisht gabim. Madhështor dhe përrallor, qytet-shteti mbresëlënës i shpalos resurset e tij online.
http://m.museivaticani.va

British Museum

British Museum i bashkohet listës së muzeumeve që presin vizitorët online, duke ofruar edhe një “ciceron” në audio, i cili ju shëtit në të gjithë hapësirën e muzeut.
https://britishmuseum.withgoogle.com/

Metropolitan Museum

Muzeu Metropolitan në New York gjithashtu mirëpret klikimin tuaj dhe ju garanton një eksperiencë të pakrahasueshme.
https://artsandculture.google.com

Rijksmuseum

Të gjitha veprat e piktorëve gjermanë janë mbledhur nën çatinë e Rijksmuseum.
https://artsandculture.google.com

Pra, çfarë po prisni? Rrëmbeni një gotë verë dhe menjëherë nisuni në një udhëtim virtual!