Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht ndodhem në teatër duke pritur të filloj provat për shfaqjen “Salome” me autor Oscar Wilde.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi më i mirë që kam marrë është padyshim të ndiqja pasionin dhe instiktim tim drejt rrugës së bukur drejt artit.
Kur e ndjeni veten të lumtur?
Kur marr benefitet e çdo investimi që bëj në jetë.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Trishtimi vjen kur humbas komunikimin me botën.
Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
E para dhe e vetmja gjë që më vjen në mendje është familja!
Kë doni më shumë?
Alesia-n.
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: “Nuk do e bëj kurrë!”?
Të bëj kompromise duke shkelur veten time.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Mëkati më i madh është të mos mëkatosh.
Cila është blerja juaj e fundit?
Blerja e fundit është parfumi Tom Ford Black Orkid.
Cili është qëllimi i jetës suaj?
Qëllimi është të jetoj të sotmen, të hedh vështrimin nga e ardhmja pa kthyer kokën nga e kaluara.