“Albania Fashion Awards” ishte emri me të cilin u pagëzua buzëmbrëmja që ndërthuri në mënyrë fine dhe bashkëkohore stilin “Made in Albania”.
Një inicativë e “Scan Media Group” nën kujdesin e veçantë të zonjës Elvana Hana, pa të cilën kjo mbrëmje nuk do të ishte realizuar!
Ky event i jashtëzakonshëm i organizuar në një prej oborreve më të famshëm në vend, në gjelbërimin monumental të “Pallatit të Brigadave”, promovoi dhe vlerësoi, kreativitetin, materialet, stilin, dhe ekspresionin e stilistëve të 10 shtëpive më të mëdha të modës vendase.
Një “bouquet” plot ngjyra, material, prerje dhe përjetime erdhën në gërshetimin e pëlhurave që në paradën e tyre dëshmuan për talentin e stilistëve vendas, të denjë për pasarleta ndërkombëtare. Ndërsa punimet që derdheshin mbi trupat e modelëve dhuruan një spektakël emocionues. Mund të themi me bindje se ky ka qenë një vit shumë frymëzues për të gjithë artistët e gjilpërës dhe gërshërës.
ÇMIMET:
Best Tailor: Be Spoke Tirana
Best Design (male): Altin Mici
Best Design (female): Mimoza Kadriaj
Business Leader: Bon Ton
Brand of the Year: Beauty Center Linda
Best Collection: Roza Koni
Fashion Creator Award: Xheneta Atelier
Gjilpëra e artë: Migena Atelier
Outstanding Achievement Award: Xheni Spose
Best new entry : Brixhida Style
“Albania Fashion Awards” rreket të kthehet në një event të përvitshëm që mbështet dhe promovon yjet e dizjanit të modës në vendin tonë!
Comments