ALBtelecom sapo na prezantoi bashkëpunimin që do revolucionarizojë komunikimin.
ALBtelecom dhe Turkcell në një bashkëpunim të ri!
ALBtelecom, në bashkëpunim me Turkcell, prezantoi shërbimet më të fundit dixhitale të cilat do ndryshojnë përgjithmonë tregun e telekomunikacionit.
Gjatë një eventi, ALBtelecom prezantoi bashkëpunimin me Turkcell. Ky partneritet strategjik do sjellë për klientin shqiptar shërbime revolucionare të cilat do i shtojnë vlerë komunikimit, duke e sjellë atë me standardin më të lartë inovativ. Në praninë e emrave më të njohur të medias dhe institucioneve qeveritare, gjigandi i telekomunikacionit ALBtelecom njohu publikun me dy aplikacione revolucionare të cilat vijnë nën ombrellën e Lifecell: BIP dhe LifeBox. Falë këtyre dy shërbimeve të reja, klientët do mund të dërgojnë mesazhe, të kryejnë thirrje me zë dhe video pa konsumuar paketat e tyre të internetit, si dhe të ruajnë materialet e rëndësishme dhe kujtimet më të çmuara në një hapësirë cloud të sigurt, pa ngarkuar memorien e pajisjes.
Ky hap i rëndësishëm për ALBtelecom u prezantua në këtë event nga Z. Tahsin Yilmaz, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom. Yilmaz u shpreh se partneriteti Lifecell është tepër i rëndësishëm në përmbushjen e vizionit të vetë ALBtelecom në bërjen e internetit dhe shërbimeve dixhitale inovative të arritshme për të gjithë shqiptarët”.
Në vijim, Z. Ahmet Çalik, Kryetar i Bordit të “Çalik Holding” e konsideroi bashkëpunimin me Turkcell si vendimtar për futjen e inovacionit në tregun shqiptar. Ai tha se klima e biznesit në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.
Vetë Drejtori Ekzekutiv i “Turkcell”, Z. Kaan Terzioglu u shpreh se partneriteti me ALBtelecom do të vazhdojë të ofrojë produkte të tjera në këtë drejtim, ndaj ky është vetëm fillimi.
Ministri i Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, Z. Eduard Shalsi, u shpreh besimplotë dhe i vendosur që investime të tilla do të kenë gjithmonë mbështetjen e qeverisë për krijimin e një klime sa më të përshtatshme biznesi. Shërbime të tilla inovative i vijnë në ndihmë modernizimit të Shqipërisë, prandaj kjo është një fazë shumë e rëndësishme, jo vetëm për kompaninë, por për të gjithë vendin.
Në fjalimet e tyre, u theksua jo vetëm impakti i kësaj risie në tregun e telekomunikacionit, por në vetë përditshmërinë e konsumatorit shqiptar dhe rrjedhimisht, edhe në ekonominë e vendit.
Eventi gjithashtu përforcoi faktin që klima e biznesit është përmirësuar në Shqipëri, duke i lënë vend risive të tjera në partneritet midis kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në rajon, dhe jo vetëm.
Që nga procesi i privatizimit në vitin 2007, ALBtelecom ka investuar më shumë se 320 milion Euro për infrastrukturë fikse dhe mobile. Kjo kompani përfaqëson një nga korporatat më të mëdha në vend që punëson mbi 800 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, ALBtelecom është një nga kontribuesit më të mëdhenj të projekteve të investimeve publike.
Vizioni ALBtelecom mbetet të ofrojë shqiptarëve shërbimet më të mira dhe më inovative në telekomunikacion.