Alketa Haxhiu në 10 Pyetje nga Elegance

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi më i mirë që më rezulton të kem marrë ishte ndjekja e studimeve të larta në Akademinë e Arteve sot Fakulteti i Arteve. Ishte një pasion që në fillim të krijonte mëdyshjet e veta, por që sot e them me bindje të plotë se është një rrugë fantastike që të fal shumë sadisfaksion dhe të përmbush.

Cila është blerja juaj e fundit?
Unë si çdo grua jam e apasionuar pas blerejeve, sigurisht edhe për mua vlen thënia: “nuk kam asgjë për të veshur”, por së fundmi kam zbuluar se parfumet janë pasioni im i vërtetë. Ndaj blerja e fundit janë dy parfume një “Prada” dhe një “Chloe Love Story, por vera nuk shtyhet pa syze ndaj zgjodha edhe dy modelet më të fundit të “Dior” dhe “Fendi”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten të lumtur?
Perceptimi i lumturisë është individual, por unë jam e lumtur pas çdo premiere të suksesshme, pas çdo realizimi të objektivave që i kam vënë vetes në aspektin profesional, ashtu edhe planin familjar. Mbi të gjitha jam e lumtur çdo ditë kur kthehem në shtëpi dhe më përqafojnë krahët e sime bije.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Deri më tani nuk ndihem aspak e trishtuar, por mendoj se vetëm kur do të më mungojë motivi apo shpresa për të realizuar deri në fund planet në çdo aspekt të jetës, atëherë mendoj se do të ndihem e trishtuar.

Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Personat që kam pasur afër në momentet më deçizive apo delikate të jetës sime. Mendoj se kjo vlen për të gjithë ata njerëz që janë mirënjohës!

Cili është personi që i dedikoheni me gjithçka keni?
Po të më kishe pyetur disa vite më parë do të kisha thënë pjesëtarët e familjes sime, sot jo se ata nuk kanë më rëndësi, por vendin e parë e zë Zoi, vajza ime. Sigurtisht, ajo është një qënie që më përmbush dhe i dedikohem sepse kam dëshirë të madhe të rris një fëmijë që në të ardhmen do të jetë një individ i suksesshëm.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thonit: nuk do ta bëj kurrë?
“Kurrë mos thuaj kurrë!”

Cilin konsideroni mëkatin më të madh?
Të humbasësh motivin dhe shpresën për të ecur përpara e konsideroj mëkatin më të madh.

Cili është qëllimi juaj në jetë?
Sikundër e thashë edhe më lart, qëllimi primar është vajza ime, dua të ndihem krenare për të si edhe ajo për mua. Pa dyshim nuk mbetet pas edhe rritja ime profesionale, por me duhet të shtoj se e vlerësoj shumë miqësinë dhe besoj se njeriu në jetë duhet të dijë të ruajë raportet afatgjata dhe të shëndetshme.