E dimë që pasioni yt për motorin është i padiskutueshëm dhe gjithmonë të shtyn të kërkosh adrenalinën. Ajo që nuk dimë, është si je lidhur me motorët dhe e ke zhvilluar më tej këtë në stilin tënd të jetës?
Eksperienca e parë me motorin ka qenë në moshën 11-vjeçare dhe mund të them se që nga ai moment, pasioni im për motorin vetëm është shtuar. Gjithçka në stilin tim të jetës është e lidhur me motorin, duke nisur që nga veshjet. Çdo element i garderobës sime i dedikohet udhëtimit me motor; destinacionet që zgjedh lidhen gjithashtu me motorin; edhe “Moto Taso”, biznesi që zotëroj dhe punoj çdo ditë, është për motorin, në të cilin jo vetëm ushqej pasionin tim, por u shërbej me shumë përkushtim të gjithë të apasionuarve pas shpejtësisë.
Cili ka qenë motori a.k.a dashuria jote e parë?
Motori im i parë ka qenë një Honda Chaly, ngjyrë blu.
Ti e bën të duket shumë e thjeshtë të ngresh gomën e parë dhe të zbulosh çdo territor, por cilat janë realisht vështirësitë më të mëdha të këtij sporti?
Unë nuk e shoh si sport. Për mua, çdo moment që kaloj mbi dy rrota është pasion dhe kënaqësi dhe rrjedhimisht, nuk ka asgjë të vështirë.
Kur ikën për rrugë disaditore, çfarë merr gjithmonë me vete?
Më duhen vetëm 3 gjëra:
1. Motori.
2. Karburant.
3. Internet për të gjetur koordinatat e destinacionit të ardhshëm.
Cili ka qenë rekordi yt për rrugën më të gjatë apo sfiduese që ke pasur?
“Rally Albania 2020”, ku u shpalla fitues i garës! Plot 1,000 km përgjatë gjithë territorit të Shqipërisë ka qenë një sfidë për mua, por e kam shijuar çdo kilometër.
Kemi parë që i je bashkuar fushatës “Unë jam One”. Çfarë të bën të jesh ONE?
Si një person që adrenalinën e marr nga shpejtësia, sigurisht që do jem ONE, pasi dua që interneti im të jetë super i shpejtë!