Artistet shqiptare në tapetin e kuq të Brit Awards

Edicioni i 37-të i ndarjes së çmimeve të muzikës “British Awards” u organizua si çdo vit në kryeqytetin britanik. Industria e fuqishme e muzikës, edhe këtë herë ngjiti në skenë disa nga emrat më prestigjioze me famë botërore, mes tyre edhe artistet shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat shkëlqyen me stilin e tyre gjatë parakalimit në tapetin e kuq të eventit. Të shumtë ishin grupet muzikore, por edhe këngëtarët pjesëmarrës që debutuan në skenën e Brit Awards, çka e ktheu këtë aktivitet në një ceremoni të jashtëzakonshme të ndarjes së çmimeve muzikore.