Bar-i i preferuar i të gjithëve sjell recetën e koktejlit perfekt

Çfarë na duhet gjatë periudhës së festave? Dhurata, dashuri, lumturi dhe momente fantastike!
Një dhuratë fantastike na vjen nga “The Connaught Bar”, me vendndodhje në Londër.


“The World’s 50 Best Bars Awards” e ka listuar bar-in si më të mirin dhe më të preferuarin nga të gjithë. Një bonus që i shton shumë pikë? Koktejlet unikë që rrëmbejnë shqisat e fatlumëve që i degustojnë.
Gjithsesi, “The Connaught Bar”, ndan me ne recetën e koktejlit perfekt, ai që ju duhet për t’i dhënë shijen e duhur festave. Surprizoni veten dhe familjarët me një recetë super sekrete.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Njihuni me: The Bumblebee

Përbërësit:
1,7 masë e Roku Gin dhe Haku Vodka (me mjedërr dhe vaj luleshtrydhesh)
Një masë me Sakura Distillate
Një masë me Concord 8 Vinegar
1,5 masë e shampanjës “Laurent Perrier”

Përgatitja:
Hidhini masat në një shaker, së bashku me akullin. Tundeni shakerin fort dhe pas përgatitjes, bëni gati gotat e shampanjës. Fillimisht shtoni në gotë disa manaferra, akull, më pas përgatitjen e koktejlit.
Pak grapefruit dhe borzilok do t’i jepnin një shije edhe më fantastike.
Ju bëftë mirë!