I anuluar vitin e shkuar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Festivali i Filmit në Cannes është duke u zhvilluar edhe një herë, që prej datës 9 Korrik.
Në skenën e qytetit më tërheqës të Rivierës Franceze, festivali vjetor është një datë e paharrueshme në kalendarin e industrisë së filmit, sepse është pikërisht kjo skenë që i kthen aktorët, regjisorët dhe punonjësit e industrisë së kinemasë në yje, duke i skalitur një herë e përgjithmonë në pelikulat filmike.
Me tapetin e kuq dhe të famshmit që shpesh vijnë me jahte luksoze, Cannes është edhe një pasarelë e madhe mode. Një vit pasi pandemia Covid-19 la shëtitoren “de la Croisette” të boshatisur, mbrëmja e djeshme tërhoqi me vezullimin e saj vëmendjen e gjithë botës, duke u bërë edhe një herë tapeti i kuq më joshës i kinemasë.
Mes shumë emrave ka spikatur Bella Hadid, modelja solli një zhvillim sensacional gjatë mbrëmjes së 11 korrikut, ku e pamë në rolin e një femme fatale me një fustan të Schiaparelli Haute Couture.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të ndjekur paradën e yjeve!

Spike Lee

Marion Cotiliars

Helen Mirren