Çelim rrugën e një eksperience të re me One Telecommunications

RRETH ONE TELECOMMUNICATIONS
One Telecommunications është një markë e re e telekomunikacionit, e prezantuar në tregun shqiptar në shtator 2020.
Nën pronësinë e re, marka ekzistuese Telekom Albania (pjesë e Grupit Deutsche Telekom) duhej të ndryshonte dhe t’i hapte rrugën një përvoje dhe një brendi krejtësisht të ri.

PËRSHKRIMI
Agjencia KVB filloi bashkëpunimin me One Telecommunications në vjeshtën e vitit 2019, me kërkesën për të sjellë një përvojë unike të markës ndërkombëtare në vend.
I gjithë rrjeti i dyqaneve, me 128 pika në të gjithë Shqipërinë, duhej të rimodelohej dhe të prezantohej me një emër, koncept dhe identitet të ri të markës, të cilin tashmë e njihni dhe është “One Telecommunications”.
Sipas mundësive që ofronte infrastruktura ekzistuese e shitjes me pakicë, u krijua një proces shumë efektiv për krijimin e markës së re, njëkohësisht duke minimizuar humbjen që mund të pësohej nga ri-konstruksioni i dyqaneve.
KVB u fokusua në krijimin e një pamjeje tërheqëse dhe përvoje komode për klientin, të cilat do të spikasnin në treg, pavarësisht konkurrencës aktuale.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

QASJA E DIZAJNIT
Rrjeti ekzistues i One Telecommunications përbëhet nga 128 dyqane të përmasave të ndryshme. Koncepti i ri u krijua për të garantuar shërbime dhe produkte të unifikuara në të gjithë Shqipërinë.


PLANIFIKIMI I DYQANIT
Ekzistojnë dy zona dalluese në dyqanet e reja One, të cilat ndajnë në mënyrë të përcaktuar ofertat e produkteve nga shërbimet.
Kur hyn në dyqan, klienti tërhiqet në zonën e ndriçuar, e cila përdoret për të ekspozuar produktin, në mënyrë që të shquhet qartë mes larmisë së ofertave. Fokusi kryesor i jepet promovimeve të produkteve brenda secilës kategori, duke bërë të mundur që klientët të njihen me ofertat dhe t’i kuptojnë qartë ato.
Zona e shërbimeve vjen në një format ndryshe dhe i mirëpret klientët të ndërveprojnë me stafin, duke krijuar një atmosferë më miqësore dhe komode. Dyqani është krijuar posaçërisht për të përmirësuar ndërveprimet mes klientëve dhe stafit.

MATERIALET
Pajisjet e dyqaneve janë dizenjuar duke përdorur sa më mirë infrastrukturën. Sistemet e sigurisë, menaxhimi i kabllove dhe ndriçimi janë të integruara në pajisjet e dyqaneve, duke lejuar pozicionime të thjeshta të produktit, si dhe mundësi të shumta të marketingut në të ardhmen, të cilat sigurisht, i qëndrojnë konceptit.
Materialet për dyshemenë, muret dhe tavanet janë zgjedhur me kujdes për të krijuar një ndarje të qartë midis produktit dhe zonave të shitjes.
Kombinimi i dyshemesë prej druri, e vendosur në modelin e linjave paralele dhe pllakave prej porcelani në ngjyrë blu marinari, krijon një ndërthurje të bukur dhe shumë mikpritëse. Muret ndjekin të njëjtën filozofi dhe ndihmojnë për të evidentuar ndryshimin mes shërbimit të klientit dhe zonave të produkteve.
Ndriçimi përdoret për të tërhequr fokusin në zonat kryesore të dyqanit, duke përfshirë dritën në trajtë rrethore në zonat e produktit dhe një ndriçim linear që ndan dy zonat e dyqanit.

IDENTITETI I LOGOS DHE MARKËS
Kjo punë ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë mes One Telecommunications, KVB dhe agjencisë kreative Landmark, për të krijuar një ekuilibër korrekt të logos, jo vetëm në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në fasadën dhe pjesët e brendshme të dyqanit.
Ngjyra blu e markës përdoret në fasadën e dyqanit duke krijuar identitetin e saj, çka e diferencon markën One nga konkurrenca. E gjithë gjerësia e fasadës së dyqanit është e pasur me dritë dhe rrjedhimisht, dyqanet One duken në të gjithë ndërtesën, duke i dhënë jetë hapësirës edhe gjatë natës.
Për të hyrë në dyqan, klienti kalon nëpër një “portal” të madh të rrethit blu. Këtë detaj e gjejmë sërish në ambientet e brendshme të dyqanit. Xhamat e pastra të dritareve, së bashku me efektin e akullt, janë në funksion të monitorimit të pamjes në brendi të dyqaneve, si dhe sigurojnë privatësinë e nevojshme për stafin e One.
Grafikat dhe mesazhet “eye catcher” të brendit zgjidhen me kujdes për të përforcuar identitetin e One Telecommunications.

REZULTATI
Duke punuar gjatë periudhës më të vështirë të pandemisë globale, One Telecommunications ka fituar një identitet krejtësisht të ri, i cili u ofron klientëve një përvojë të re, më të mirë.
Pas lançimit në shtator 2020, koncepti i ri i dizajnit ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe vijon të përhapet në të gjithë rrjetin e dyqaneve. Deri në vitin 2021, dyqanet One do të jenë të unifikuara, me të njëjtën pamje, duke premtuar një eksperiencë fantastike për çdo klient.