Prej shekujsh, astrologjia i ka ndihmuar njerëzit të njohin më mirë veten dhe të kuptojnë dëshirat e tyre në raport individual dhe më gjerë.
Çfarë ju pëlqen dhe ju përshtatet më së miri, jua rrëfejmë në këtë artikull.
Dashi
Dashët janë impulsivë dhe kanë një qasje shumë interesante për jetën, ndaj mos u çudisni aspak nëse një ditë shprehin dëshira të papritura dhe të papërmbajtshme.
Çfarë pëlqen një Dash: Dashurinë në të gjitha mënyrat, të shprehur me gjeste trasgresive deh të paparashikueshme. Ata i adhurojnë veprimet që nxiten nga dëshirat më të zjarrta.
Demi
E drejtuar nga Venusi (planeti i bukurisë dhe dashurisë), Dashi është një prej shenjave më romantike të zodiakut. Një Dash e shpreh dashurinë përmes aromave, shijeve, prekjeve dhe gjithçkaje që i frymëzon.
Çfarë pëlqen më shumë një Dem: Një mbrëmje romantike, me verë, çokollatë, vajra aromantikë, qirinj dhe shumë pasion.
Binjakët
Për Binjakët, jeta është gjithmonë dualitet!
Çfarë pëlqen një Binjak: Eksperimentet! Sidomos ato në dashuri. Nën moton “Varieteti është ajo që duhet jetës”, Binjakët pëlqejnë gjithçka të re.
Gaforrja
Intimiteti është përherë primar për shenjën më të ëmbël të zodiakut. Puthjet, prekjet dhe përqafimet janë gjithmonë të mirëpritura.
Çfarë pëlqen një Gaforre: Veprime romantike plot përkujdes dhe një lidhje shumë të ngushtë emocionale.
Luani
Luanët dhe transformimi i vazhdueshëm janë një binom bombastik, ndaj ata pëlqejnë pasionin thuajse kinematografik dhe sigurisht, të ndihen sikur sundojnë botën.
Virgjëresha
Të dashuruar me tradicionalitetin dhe perfeksionin, Vigjëreshat duan një marrëdhënie ku komunikimi është bazamenti i një raporti të përkryer.
Peshorja
Peshoret i trajtojnë partnerët si një vepër arti, plot dashuri dhe kujdes, ndaj e pëlqejnë pafundësisht delikatesën dhe sofistikimin. Nuk është aspak habi që ta shprehin dashurinë me pjatën apo koktejlin tuaj të preferuar, të servirur me shumë klas.
Akrepi
Akrepët orientohen prej Plutonit, ndaj janë VËRTET shenja me erotike e të gjithë horoskopit!
Çfarë pëlqen një akrep: Të kombinojë pasionin, dominancën dhe emocionet në një përvojë magnetike!
Shigjetari
Shigjetarët janë eksplorues, ndaj gjithmonë janë IN për një aventurë të re. Përdoreni këtë në favorin tuaj, sepse për të joshur një Shigjetar duhet të adhurosh të papriturën, rrezikun dhe sigurisht, të kesh një bagazh të gjerë informativ.
Bricjapi
Bricjapi është shenja më ambicioze dhe sigurisht, vdesin për një trajtim luksoz dhe ndjesinë e të qenit gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ujori
Ujorët janë alienët e zodiakut, përherë më këmbët në tokë dhe kokën mbi re dhe pëlqejnë pa fund misterin, eksperimentimin dhe gjithçka që NUK është shumë normale apo mediokre.
Peshqit
Peshqit janë sentimentalë, spiritualë dhe empatikë, ndaj në listën e tyre të preferencave hyn patjetër një lidhje e thellë emocionale dhe dëshira për intimitet.