Horoskopi i gushtit: datat kyçe që duhet të mbani mend!

Muaji i ri nis me një duo si Mërkuri dhe Dielli, që shkon në pozicion të kundërt me Saturnin. Plagët e egos suaj mund të dalin në pah, do ju duhet t’i identifikoni dhe t’i shëroni ato. Është një periudhë sfiduese për personalitetin tuaj, ku mund të ndiheni të frustruar, por do të përballeni edhe me ndryshime.
Cilat janë datat më të rëndësishme të muajit, jua rrëfejmë në rreshtat e mëposhtëm:

8 gusht – Hëna e Re

Hëna e Re pozicionohet në shenjën e Luanit dhe ju fton të dëgjoni zemrën, të shijoni kohën e shpenzuar me të shtrenjtët tuaj, të dashuroni jetën dhe momentet e bukura, si dhe të mos bini pre e krenarisë së tepruar. Merrni kohën e duhur për veten, për të plotësuar kërkesat tuaja, si dhe për t’i kushtuar mendjes dhe shpirtit vëmendjen e nevojshme. Më pas, Dielli hyn në Uran dhe do të revolucionojë jetën e të gjithëve!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

10 gusht – Neptuni kundër Venusit

Në këtë datë, mund të përballeni me një dëshirë të zjarrtë për t’u arratisur, për t’iu dorëzuar zemrës dhe jo arsyes. Gjatë kësaj dite ëndërroni dhe lëreni veten të rrëmbeheni nga gjithccka emocionuese.

11 gusht – Mërkuri hyn në Virgjëreshë

Edhe një shenjë pragmatike si Virgjëresha do të përballet me ccmendurinë e Mërkurit dhe të Jupiterit. Debate dhe biseda të gjalla ju presin!

16 gusht – Venusi në Peshore

Venusi viziton Peshoren në 16 gusht, për të ofruar një qetësi shumë të dëshiruar. Gjatë kësaj kohe, do të gjeni balancën dhe do të shëroni plagët e vjetra. Ky është momenti dhe mundësia për të minimizuar tensionin, për të bërë paqe me veten dhe me të tjerët.

20 gusht – Retrograda e Uranit

Urani nis retrogradën e tij më 20 gusht dhe të gjitha shenjat hyjnë në një periudhë ku projektet do të konsolidohen dhe programohen përgjatë muajit. Urani formon një trinitet pozitiv me Marsin dhe Mërkuri dhe i fton planetet të bashkojnë forcat për t’ju motivuar drejt aktiviteteve, pasioneve të reja dhe akteve plot kurajo.

22 gusht – një Hënë e Re edhe më premtuese

Më 22 gusht, Hëna e Re (e dyta) gjendet në shenjën e Ujorit dhe sjell intesitetin e zakonshëm. Gjithsesi, ditët do të jenë premtuese, të mbushura me guxim, gëzim dhe shumë ndryshime. Pas kaq shumë vitesh, Venusi, Saturni, Marsi dhe Urani do të bëjnë paqe. Bëni kujdes që gjatë kësaj periudhe të qëndroni vigjilentë dhe të ndani të vërtetën nga mashtrimet.