Christian, arkitekti që nuk njeh kombësi!

Christian de Portzamparc ka lindur më 5 maj të vitit 1944, në Casablanca, Marok. Shquhet për një stil dhe planifikim urban shumë modern, futurist dhe ekstravagant. Arkitekti francez është shumë i kujdesshëm ndaj mjedisit dhe ruajtjes së hapësirës urbane dhe kjo e ka nominuar dhe vlerësuar me një numër të madh çmimesh dhe dekoratash.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Në 50 vjetorin e tij, de Portzamparc ishte i pari arkitekt francez që u nderua me çmimin që çdo arkitekt synon, prestigjozin Pritzker.

Jeta
I lindur në një shtet të vogël si Maroku, Christian mësoi të donte shumë hapësirën dhe ta shfrytëzonte më së miri atë. 1944 ishte viti kur kombi i tij ishte nën patronazhin e Francës, ndaj i gjithë kontributi i tij në artin dhe fushën e arkitekturës i dedikohet Francës. Studioi arkitekturën në Paris, më 1962, nosur nga pasioni i hershëm i familjes dhe i Christian. Studimet e kultivuan pasionin dhe e kthyen në një dashuri të madhe, falë influencës së profesorëve Eugene Bleaudouin dhe George Candilis të cilët e inkurajuan shijen e tij për ekspresionizmin formal. Në vitin 1969 u diplomua dhe u orientua drejt një karriere të ndritur, i armatosur me dije dhe shumë pasion.

Karriera

Pasi u diplomua, Christian pësoi një pasiguri që çdo student e njeh dhe sigurisht, puna e tij e parë nuk kishte shumë lidhje me arkitekturën. U punësua në një ekip sociologësh dhe kuptoi se në fakt, thirrja e arkitekturës ishte më e fortë se gjithçka. Interes i ngjallte urbanistika, shfrytëzimi i hapësirave në mënyrë sa më funksionale, për të gjithë. Shkurt, Christian ishte arkitekti i të gjithëve.
Më 1980 do të hapte studion e tij “Atelier Christian de Portzamparc”, që rezultoi një sukses i padiskutueshëm. I dhënë pas muzikës. Christian dizenjoi disa prej “qosheve” më të rëndësishme të artit, ku vlen të përmendet Opera e Parisit, Shkolla e Baletit në Nanterre dhe “Qytetin e muzikës” në Paris. Sigurisht, nuk kishin si të mungonin as projektet për hapësirat praktike, hollet, amfiteatret, muzemumet dhe libraritë.

Kulla LVHM

Kulla LVHM
Kulla në fakt është një qiellgërvishtëse gjigande, e pozicionuar në “Rrugën lindore 57” në Manhattan, pranë shëtitores Madison. Është një prej projekteve më të mëdha që një arkitekt europian ka ndërmarrë, duke fituar kështu një lumë kritikash pozitive nga amerikanët dhe kritikët. Kulla qiellgërvishtëse u prezantua për amerikanët më 1999.

Kulla Prism

Kulla Prism
E vendosur në qoshen e “Rrugës 28”, është ndërtuar në 2 sektpre kryesore, të cilat ndërlidhen me një pavilion vertikal në secilën anë. Ka dritë natyrale, e cila përthyhet në mënyrë të përkryer dhe projektohet brenda ndërtesës. Forma e primzmit është ajo që i jep emrin kullës, duke e bërë një prej aseteve më të rëndësishme të qytetit.

“Philharmonie” në Luksenburg

Philharmonie
Një prej projekteve më të rëndësishme të që studio e Christian projektoi ishte padiskutim “Philharmonie” në Luksenburg, e cila përfundoi në vitin 2005. E vlerësuar nga kritika si një prej ndërtesave më funksionale në fushën e muzikës, “Philharmonie” shfrytëzoi në mënyrën më të mirë pozicionin e saj në favor të akustikës.

“Qyteti i artit” në Rio de Janeiro

“Qyteti i artit” në Rio de Janeiro
Është një vepër e cila mbaroi rreth 6 vite më parë dhe është shtëpia e re e orkestrës sinfonike të Brazilit. 1,780 vende dhe kompleksi prej 900 metër katrorë ku përshihen: korridore, 3 teatre dhe 12 dhoma provash, gjithashtu një tarracë e madhe e cila e sjell Rio de Janeiro në optikën e të gjithëve janë elementet që përbëjnë “Qytetin e Artit”.

One57
Kulla “One57” i është dedikuar Central Park dhe është një prej mrekullive arkitekturore që qyteti gëzon. Fasada është strukturuar me xhama vertikalë, të cilët përthyejnë dritën. E gjithë kulla është një lidhje e ngushtë e mrekullive natyrore me mrekullitë që dora e njeriut krijon.

Portzamparc është shquar edhe për pozicionin kryesor në “Lidhjen e Artit dhe Letrave” e krijuar më 1989 nga Ministria e Kulturës në Francë. I nderuar me shumë çmime si: ai i dhuruar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe nderimit që një shtet ka përjetuar në sajë të talentit të Christian, shteti francez e ka vlerësuar me çmimin më të lartë të arkitekturës në Paris. Vitin e kaluar, u vlerësua me Praemium Imperiale nga “Bashkëpunimi me Artin Japonez” dhe një numër të jashtëzakonshëm dekoratash e medaljesh. “Çmimi i Urbanistikës” do të ishte një tjetër vlerësim mëse i merituar.

Chritian de Portzamparc është gjithashtu autor i “Gjenealogjisë së Formës” (1996) dhe “Të shkruash e të shohësh arkitekturë” (2003).