Në nder të një prej dizenjuesve me më tepër ndikim në industrinë e modës, Dior e vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, inaguroi një shfaqje të jashtëzakonshme me krijimet më të mira të Christian Dior, njeriut që lartësoi deri në piedestal emrin e tij dhe shtëpinë e modës Dior.
Vitin e kaluar gjithashtu, në Parisin e modës u shfaq edhe një muzeum simotër me atë në Londër, e titulluar Christian Dior: Couturier de Reve.
Për dizenjatorin prestigjoz, kultura angleze ishte një muzë e vërtetë dhe gëzonte dashurinë dhe frymëzimin e Christian Dior, prandaj edhe shfaqja pati pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të 200 kriijmeve “limited edition” të dizajnerit, duke përfshirë skicat dhe esencat e parfumeve më të mira. Një pjesë e rëndësishme iu referua padyshim kulturës angleze, familjes mbretërore dhe të gjitha copëzat që dizenjuesi adhuronte nga britanikët. “E adhuroj traditën, mirësjelljen dhe arkitekturën angleze. Madje adhuroj dhe gatimet angleze” do të shprehej Christian Dior me patriotizëm dhe dashuri të thellë ndaj Anglisë.
Christian Dior do të kishte kontaktin e parë me Londrën në rininë e tij, afërsisht rreth moshës 20-vjeçare. Fillimisht u mrekullua nga makinat lodineze e më pas tërhoqi të gjitha skicat dhe kostumet e tij për të krijuar biznesin në Londër, më 1950. Fillimisht butiku i tij tepër i rafinuar dhe me shije pariziane u quajt “CD Models” e më pas u pagëzua si “Christian Dior London”.
Muzeumi Victoria and Albert posedoi një numër të madh të krijimeve mbresëlënëse të Christian Dior, të cilat morën mijëra orë pune kërkimore për t’i paraqitur publikut një pasuri ekskluzive të cilën nuk e kishte parë kurrë më parë, përfshirë edhe kostumin e veshur nga aktorja gjermane Marlene Dietrich në vitin 1950, pjesë e një linje tejet private. Muzeumi V&A pati privilegjin të dispononte në fondin e tij edhe një krijim eksplicit, një fustan rozë, të cilin e mori hua nga Koncili i Leicester. Dizenjo ishte unik dhe i punuar me teknikën woven. Në muzeum theksi u vendos mbi mbresat dhe gjurmët që tekstili britanik lanë mbi Christian Dior, i cili vdiq më 1957 për t’u pasuar nga një histori e suksesshme dhe një krijimtari e pasur që do t’i shërbejë për shumë gjatë botës së modës.