Dizajneri Kenzo Takada humb jetën nga Covid-19

I lindur në Japoni, në vitin 1939, Kenzo Takada është një prej designerëve që shkroi historinë, është ndarë nga jeta në 4 tetor, në moshën 81-vjeçare, për shkak të Covid-19.

Krijuesi i gjigantit Kenzo i dhuroi botës stilin dhe vitalitetin e tij, duke krijuar kryevepra që shumë shpejt rrëmbyen zemrat e të gjithëve.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Në vitin 1964, Takada udhëtoi në Paris dhe pas 6 vitesh, nisi të shiste sketçet e tit e prestigjozët Féraud dhe Jacques Delahaye. Edhe pse ishte tejet i famshëm dhe i kërkuar, Takada priti gjatë për të lançuar koleksionin e tij nën shtëpinë e modës Kenzo. Në vitin 1988 ai na prezantoi me një linjë parfumesh jashtëzakonisht të suksesshme, si dhe me koleksione fantastike për burra dhe gra, të cilat mbartnin elemente identifikuese të brand-it.


Duke ndërthurur shumë mjeshtërisht kulturën e Lindjes dhe Perëndimit, Kenzo krijoi një markë e cila shumë shpejt u përqafua nga të gjithë. Printe shumëngjyrëshe dhe silueta elegante mbartin të gjithë kreativitetin dhe imagjinatën e dizajnerit japonez.