Jo vetëm shije unike, receta speciale të përgatitura me mjeshtëri nga shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli, por tashmë restoranti Umami vjen me një risi të fundit. Duke lançuar paketat biznes të drekës, ju mund të provoni gatime të veçanta që janë pjesë e këtyre paketave, ndërkohë që shfrytëzoni një takim pune, biznesi me kolegë, sipërmarrës, etj.
Rizoto me perime
Përbërësit:
Kërpudha mix
Karrota
Kungull
Domate
Brokoli
Speca
Vaj ulliri
1 lugë gjalp
Parmixhano i grirë
Spinaq
150 gr oriz për rizoto
1 thelpi hudhër
Qepë e thatë
Përgatitja:
Pasi i kemi pastruar dhe prerë bukur të gjitha perimet, skuqim qepën me hudhrat, dhe shtojmë në të orizin. Vazhdojmë skuqje dhe më pas hedhim një garuzhde me ujë ose lëng perimesh. Shtojmë perimet dhe i trazojmë për 10 minuta. Në pesë minutat e fundit hedhim erëzat dhe djathin e grirë.