Biftek viçi me brokoli
(Gatuar në zjarr të ngadaltë për 5 orë)
Përbërësit:
600 gr biftek viçi i prerë në feta të holla
1 filxhan lëng mishi
½ filxhan salcë soje
½ filxhan sheqer kaf
3 lugë gjelle vaj susami
1 lugë gjelle salcë sriracha
3 thelpinj hudhër të prera hollë
3 qepë të njoma të prera hollë
2 lugë gjelle nisteshte
2 filxhan të mbushur me brokoli
Për garniturën
Vaj susami, oriz jasemin dhe qepë të njoma
Përgatitja:
Vendosim në zjarr të ngadaltë në një tenxhere të thellë në të cilën kemi vendosur mishin. Shtojmë lëngun e mishit, salcën e sojës, sheqerin kaf, vajin e susamit, salcën siracha, hudhrën, dhe qepën e njomë.
Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa mishi të jetë zbutur nga 3 deri në 4 orë.
Në momentin që bifteku është gatuar, me anë të një garuzhdeje, marrim pak nga lëngu i mishit dhe e përziejmë me niseshte. Masën e përftuar e rihedhim në tenxhere. Në fund, shtojmë brokolin dhe e lëmë 20 minuta të gatuhet me kapak të mbyllur.
Shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni me qepë të njoma, vaj susami dhe oriz jasemin.
*Bëni kujdes që lëngu i mishit dhe salca e sojës të jenë me përmbajtje të ulët natriumi.
Buddha noodles
(Makarona kineze)
Përbërësit:
350 gr makarona noodles
3 lugë gjelle gjalpë kikiriku
3 lugë gjelle salcë soje
2 lugë gjelle vaj susami
1 lugë gjelle majltë
1 lugë gjelle lëng limoni
2 thelpinj hudhër të prera hollë
1 fileto e prerë alla Julienne
2 filxhan të mbushur me brokoli
2 avokado të prerë hollë
2 qepë të njoma
1 lugë gjelle fara susami
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe me ujë të valuar dhe të kripur, hedhim noodles-at për t’i zjerë sipas udhëzimeve të paketimit.
Pasi i kemi zjerë, i kullojmë dhe i hedhim sërish në tenxhere, ku i kaurdisim me gjalpë kikiriku, salcë soje, vaj susami, mjaltë dhe hudhra. Në fund, i kaurdisim në zjarr shumë të ulët derisa salca dhe të gjithë përbërësit të jenë homogjenizuar me noodels-at.
I servirim në tasa të thellë, duke i shoqëruar me graniturën e brokolit, të cilat i kemi zjerë më parë, avokadot e prera hollë dhe qepët e njoma. Në fund, disa pika vaj susami dhe farat e susamit.
Nian Gao
Përbërësit:
1 ½ filxhan sheqer kaf
1 ½ filxhan ujë
1 kuti me miell orizi të ëmbël
2 lugë vaji “canolia”
½ lugë vaji për të spërkatur tepsinë
1 lugë ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Spërkasim një tepsi të rrumbullakët me ½ lugë vaj. Ndërsa në një tenxhere shtojmë ujin dhe e lëmë të zjejë. Masim ¾ e filxhanit matës me ujë dhe shtojmë sheqerin kaf, i fusim në mikrovalë dhe i lëmë të shkrijë për një minutë. Hedhim miellin e ëmbël të orizit në një tas të gjerë, shtojmë aty sheqerin, ujin, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. Përziejmë deri sa të përftojmë një bazë homogjene pa kokërriza. Transferojmë masë e përftuar në tepsinë e përgatitur më herët. Vendosim kekun në banjo Mari për një orë e gjysmë. (Mos harroni të kontrolloni në mënyrë periodike sasinë e ujit nën tespi, nëse avullon mbusheni me ujë të nxehtë pa ja ndryshuar temperaturën vëlimit.) Për ta servirur lëreni të ftohet totalisht më pas mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni ashtu deri ditën pasardhëse.