Tonalitete të ëmbla, kryesisht monokromatike, do të gjallërojnë gardërrobën tuaj këtë prag sezoni veror. Në fund të ditës, janë terapia më e mirë për të gjithë. Ngjyrat e këtij sezoni do të jenë shpërthyese, për t’i dhënë look-ut tuaj gjithë shkëlqimin e dëshiruar. Jeni gati?
Çantë kashte
Nga Rosie Assoulin
Me formë të veçantë dhe në nuancë të kuqe, ky është trendy i çantave për këtë sezon.
Çmimi 450 euro
Pak diell
Nga Maria Lucia Hohan
Duket sikur keni veshur diellin e verës me këtë fustan mjaft elegant.
Çmimi 1,700 euro

Oscar de la Renta
Korale dhe thekë
Nga Oscar de la Renta
Të realizuara me thekë dhe në krye me gurë korali, këto vëthë janë unikë.
Çmimi 410 euro

Jay Godfrey
Blu elektrike
Nga Jay Godfrey
Kostum, me pantallona të shkurtra, dhe mëngë të varura me detaje frudash.
Çmimi 490 euro

Furla
Lule, lule
Nga Furla
Në nuancë rozë dhe me lule në miniaturë, kjo çantë është ideale për femrat me stil.
Çmimi 270 euro

Rosantica
Ndjesi pushimesh
Nga Rosantica
Modeli i këtyre vëthëve, do ju çojë direkt me mendje në pushimet verore për shkak të formës së palmës dhe ananasit siç janë krijuar nga vetë stilistja.
Çmimi 110 euro

Eyepetizer
Dy kolore
Nga Eyepetizer
Skeleti vishnje i syzeve të rrumbullakëta, me xhama blu janë gjetje IN për ju.
Çmimi 180 euro

Pierre Hardy
Hapa portokalli
Nga Pierre Hardy
Këpucë elegante, prej kamoshi, në nuancë portokalli, me takë të vogël dhe të hapura në pjesën e pasme.
Çmimi 360 euro

Etro
Stil elegant
Nga Etro
Në ngjyrë vjollcë, këto pantallona me prerje slim fit, janë të duhurat për ju.
Çmimi 840 euro

Max Mara
Lëkurë jeshile
Nga Max Mara
Aksesor i domosdoshëm për të gjitha femrat! Rrip lëkurë në ngjyrë jeshile dhe me tokëz të madhe.
Çmimi 250 euro