Ëmbëlsirat e së premtes, 3 tarta me fruta

E premtja na bashkon të gjithëve rreth tryezës për të shijuar gatimet e shtëpisë dhe kënaqësinë e të qenit së bashku. Ju propozojmë tri receta, të cilat do të shërbejnë si “desert” pas drekave tuaja. Janë të lehta dhe me shije e aroma pranverore.

Tartë me limon

Një ëmbëlsirë delikate që do t’ju shijojë shumë, sidomos pas një darkë me bazë peshku. Sugjerohet të serviret e ftohtë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit për një tavë 20 cm:
3 vezë në temperaturë ambienti
150 gr sheqer
75 gr gjalp i tretur
150 gr miell “00”
150 gr kos grek
Lëkura dhe lëngu i një limoni bio
1 bustinë vanilje
5 gr fryrës për ëmbëlsira
Një majë lugë kripë

Për glasse-n me limon:
150 gr sheqer pluhur
20 gr lëng limoni
Lëkurë limoni për zbukurim

Përgatitja:
Ndezim furrën me 170°. Ndërkohë në një tas perziejmë kosin, vaniljen, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, dhe në fund shumë pak kripë. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë më pas kosin e përzier me limonin, dhe e përziejmë me spatula. Shtojmë miellin dhe fryrësin me lugë, duke përzier akoma me kujdes.
Hedhim brumin në një tavë të lyer me gjalpë dhe e pjekim për 45 minuta afërsisht.
Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, kur torta të jetë pjekur e heqim nga tava me kujdes dhe e lëmë të ftohet mbi një grilë.

Përgatitja e glasse-s së limonit:
Në një tas, hedhim sheqerin pluhur dhe shtojmë lëngun e limonit, sigurohemi që Glasse-ja duhet të jetë e hollë që të mbuloje tortën. Kur ta kemi hedhur mbi tortë e rrotullojmë këtë të fundit që të krijojë efektin e derdhjes.

Tartë me krem portokalli dhe mafishe

Shumë e shijshme dhe që të kujton fëmijërinë, një tartë me mafishe dhe lëng portokalli është ideale për ata që duan një ëmbëlsirë të lehtë dhe me gusto mesdhetare.

Përbërësit
Për brumin:
185g miell
55g sheqer pluhur
125g gjalp i ftohtë
2 të verdha veze

Për kremin me portokall:
110g sheqer pluhur
2 lugë gjelle niseshte misri
160ml lëng qitrosh të kuqe ose lëng portokalli të kuq
Lëkura e 2 portokajve bio
2 lugë gjelle ujë
75g gjalp
2 të verdha veze

Për mafishe:
1 e bardhë veze
160g sheqer pluhur

Përgatitja:
Në një mikser përziejmë miellin, sheqerin dhe gjalpin sa të mbërijmë një konsistencë të imët. Shtojmë të verdhat e vezëve dhe e punojmë brumin me dorë, e mbulojmë me letër plastike dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
Hapim më pas brumin, e presim me forma të rrumbullakëta dhe i vëmë te format për muffins. Kështu si janë, i lëmë në frigorifer për 30 min dhe pas kësaj i pjekim për 10 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180?. Gjatë kësaj kohe, përgatisim kremin me portokall: në një tenxhere të vogël përziejmë sheqerin me niseshtenë, shtojmë lëngun e portokallit, ujin dhe e vëmë në flakë të ulët, duke e përzier vazhdimisht derisa kremi të trashet. E heqim nga zjarri dhe shtojmë lëkurat e portokallit, gjalpin dhe të verdhat e vezëve një nga një. I përziejmë me forcë dhe shpejtësi, që të bëhen homogjene. Kur të jetë i vakët, mbushim tartat dhe i lëmë të ftohen në frigorifer për 1 orë.
Ndezim furrën që të pjekë vetëm pjesën e sipërme, në një tas bëjmë marengë me të bardhën e vezës, shtojmë pjesë-pjesë sheqerin dhe e përziejmë ende. Hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe i zbukurojmë tartat sipër. I pjekim në furrë për 3 minuta sa të marrin pak ngjyrë.

Tartë me pjeshkë

Kjo është një tartë që mund të realizohet me fruta të ndryshme. Ne kemi zgjedhur pjeshkën, një frut tipik i verës.

Përbërësit:
7 lugë sheqer pluhur
2 pjeshkë
4 vezë
10 lugë pana
6 lugë miell bajamesh
1 bustinë vanilje

Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180°C, ndërkohë lyejmë një tavë me gjalp dhe e spërkatim me 1 lugë sheqer. Presim pjeshkët në 4 pjesë dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës. Në një tas, rrahim vezët me sheqerin, shtojmë panën, miellin e bajameve dhe vaniljen. E hedhim menjëherë në tavën e pjeshkëve. E pjekim në furrë për 25 minuta, derisa të marrë pak ngjyrë.