Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Sapo kam nisur të drejtoj një emision të ri investigativ në televizionin “Ora News”. Nuk është bërë ende një muaj nga dalja në transmetimin e parë të tij. Emisioni titullohet “Boom” dhe ne shpresojmë të justifikojmë pritshmëritë e publikut për këtë emision.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Nuk mund ta ndaj në këtë formë se cili është vendimi më i mirë që kam marrë, pasi kam marrë shumë të tilla. Megjithatë mund të diferencoj ndër vendimet e mia të drejta: Të kthehem në televizion pas një shkëputjeje relativisht të gjatë.
Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Ndjehem e lumtur kur zgjohem pranë tim biri. Është moment i mrekullueshëm dhe kam fatin ta përjetoj çdo ditë.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Trishtohem realisht dhe dukshëm kur përballem me realitetin e dhimbshëm të mjerimit shqiptar. Madje edhe kur këto raste i kemi trajtuar përgjatë transmetimit të emisioneve që kam drejtuar, nuk e kam fshehur dot trishtimin.
Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Miqtë. Ata i kam të çmuar dhe për asnjë arsye nuk do të bëja diçka që t’i lëndoja, apo më keq akoma t’i hidhja poshtë. Paskol? refinansavimas – galimyb? grei?iau atsikratyti skol? https://paskolos-internetu.eu/paskolu-refinansavimas-uz-ir-pries/.
Kë doni më shumë?
Padyshim djalin tim. Rradha e njerëzve të shtrenjtë ka ndryshuar që pas lindjes së tij. Tashmë ai është absolutisht në vend të parë.
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Nuk jam treguar e nuk do të tregohem kurrë mosmirënjohëse. Mosmirënjohja për mua është vesi i veseve, një kryeves dhe këtë gjë unë kurrë nuk do ta bëja.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Përgjithësisht ato që sapo thashë më lart.
Cila është blerja juaj e fundit?
Shumë dhurata për Vitin e Ri. Unë kam pasion të dhuroj dhe e bëj këtë me shumë dëshirë, madje duke i rënë në qafë dhe financave të familjes.
Cili është qëllimi i jetës?
Qëllimi i jetës nuk është një pyetje vetëm për mua. Qëllimi i jetës, ekzistencës, konsiston në trashëgiminë e geneve të tua, në instiktin e të qenit i pavdekshëm nëpërmjet pasardhësit. Nëse më pyesni për qëllime më minore se kaq, atëherë padashje shkoj përsëri në atë që parashtrova: T’i krijoj djalit tim një jetë sa më të mirë, duke i realizuar atij mundësinë të shkollohet mirë, të jetojë mirë dhe të ketë një jetë sa më të lumtur.