“Flower Power” ekspozita më e re e artistit Ardian Isufi, që ngriti siparin gjatë muajit që lamë pas, trajton tema me rëndësi sociale dhe politike të cilat shtrihen nga ato globalet deri tek ato lokalet dhe sjellin këndvështrimin e tij mbi çfarë ndodh me botën, natyrën, politikën dhe situatat sociale sot. Në një intervistë për ne, Isufi tregon më shumë rreth punës 2 vjeçare që ka bërë për të ardhur deri tek ekspozita, dhe gjithashtu faktin që këtë ekspozitë ia ka dedikuar vajzës së tij.