GOCAT, platforma që bën bashkë të gjithë vajzat dhe gratë!

“GOCAT” do të jetë një platformë online, në të cilën do të përshihen tematika si: biznesi, politika, arti, televizioni, showbiz, shkenca, sporti, etj.
Ky është një projekt i ri dhe gjithëpërfshirës, ku vajzat do të kenë mundësi të bisedojnë, të debatojnë, të shprehin mendimet, shqetësimet, të kërkojnë këshilla, të mbështeten, të shpalosin aftësitë e tyre, të argëtohen, të marrin leksione, por edhe të bëjnë shopping.
“GOCAT” do të ofrojnë ndihmë dhe këshilla psikologjike e mjekësore, asistencë juridike dhe shumë shërbime të tjera.


Çdo grupmoshë do të gjejë veten në këtë platformë unike, në të cilën shpesh përditshmëria do të paraqitet përmes inskenimeve, ku protagonistë nuk do të jenë vetëm personazhe të njohur të ekranit, por edhe vajza që kanë pasion aktrimin, modën, sportin, madje edhe politikën.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Herë me humor, herë me ironi dhe herë me situata dramatike, “GOCAT” do të sjellin realitetin të cilin e jetojmë të gjitha dhe mënyrat se si vajza e gra të ndryshme (GOCAT) reagojnë në situata të caktuara.

Në këtë platformë do të shohim të gjitha dimensionet e një gruaje: atë në karrierë, zonjën e shtëpisë, nënën e përkushtuar, studenten e shkëlqyer, vajzën çapkëne, zonjushën rebele, missin e shoqërisë, të përkëdhelurën e familjes, problematiken e klasës, adhuruesen e modës (fashionista-n), modesten, atë që vuan, të dashuruarën, të pandreqshmen, histeriken, paranojaken, guximtaren, moskokëçarësen, etj.


Arti është pasqyra e jetës dhe realitetit, andaj, gjithçka që serviret përmes artit, zgjon interes dhe impakt të jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në një botë ku idetë kanë shumë vlerë dhe kush ka ide, ia del përherë, andaj “GOCAT” fton të gjitha vajzat dhe gratë që kanë talent dhe kanë dëshirë të jenë personazhe publike, ta konsiderojnë platformën më të re si një mundësi drejt suksesit.

Platforma i dedikohet plotësisht gocave, duke zgjedhur një fjalë që i përket përditshmërisë dhe që është shumë gjithëpërfshirëse, njëkohësisht për të na dëshmuar që GOCAT munden dhe ia dalin gjithmonë!


GOCAT për të gjitha GOCAT!
Fiori Dardha