Hilda Maha, Stil & Substancë

Nga dollapët e veshjeve të gjysheve tek pasarelat e modës në Milano, Paris dhe Londër. Instinkti për të bukurën dhe pasioni për botën e madhe të krijimit dhe realizimit të koleksioneve të veshjeve, e kanë pozicionuar sot në nivelin e një emri të suksesshëm kudo në Evropë

Familjarët i rrëfejnë shpesh, sepse kur ishte ende fëmijë, dëshira për t’i qepur fustanet kukullave, ishte para nevojës për të mësuar të folurit apo ecjen…U rrit në botën e dëshirave për t’i ngjarës sadopak modeleve me të cilat ishte përballur më parë, ndaj dhe eci në gjurmët e tyre. Investimi më i mirë, ishte shkollimi në një nga kolegjet më të mira të dizajnit dhe stilimit, deri sa ajo arriti të krijojë veshjet e para. Suksesi ishte bashkudhëtar në rrugëtimin drejt krijimit të koleksioneve të njëpasnjëshme që u prezantuan në javët e modës më prestigjioze, Milano, Paris dhe Londër. Edhe pse prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, sërish dëshira për t’u prezantuar edhe tek publiku shqiptar kanë qenë faktorë të mjaftueshëm që ajo të sjell këtu prurjet e fundit të modës. Siç është edhe koleksioni i fundit, i sezonit pranverë/verë 2016-të.  Origjinaliteti i markës qëndron në përdorimin e guximshëm të ngjyrave dhe të printeve 3D ekskluzive dhe eksperimentale, duke sjellë në dukje një siluetë plot jetë dhe këndvështrim modern që i reziston kohës. Backgroundi i përzier mes Shqipërisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe është në thelbin e frymëzimit të çdo koleksioni që mban gjithmonë një referencë ndaj traditës së pasur të kostumeve popullore shqiptare dhe fotografive të vjetra të familjes së saj aristokratike. Imazhi femëror “Hilda Maha” nuk ka frikë të rrezikojë, dhe zotëron njëkohësisht stil dhe substancë duke përqafuar gjithçka që përbën forcën e një femre.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code