Për herë të parë në një histori 230-vjeçare, muzeu më i njohur i artit, Louvre, do të drejtohet nga një grua!
Laurence des Cars, e cila ka drejtuar “Musée d’Orsay” dhe “Musée de l’Orangerie” për katër vite, do të marrë rolin e presidentes dhe CEO-s së Louvre më 1 shtator, duke zëvendësuar Jean-Luc Martinez.
Kjo thekson edhe njëherë rolin fantastik të grave në çdo fushë, veçanërisht në atë të arit.
Des Cars ka vendosur që Louvre ta orientojë drejt të rinjve krijues, të cilët përmes artit të tyre, do t’i flasin bashkëkohësisë.
Sipas Laurence: “Të rinjtë do të jenë zemra e muzeut dhe Louvre mund të jetë komplet bashkëkohor”.