Jeta dhe shkollimi i saj e kanë zhvendosur në Danimarkë, por edhe aty ajo mbetet një femër plot stil, të cilës i referohen të gjithë. Falë edhe blogut të saj personal, ku pasqyron çdo ditë look-un e saj, me qindra ndjekës virtual, Ilirida Krasniqi është këtë muaj protagoniste në Elegance, duke na shpalosur preferencat e stilit për pesë ditë të javës.