Interior unik për një shtëpi të pazakontë

Shtëpia është hapësira ku ne investojmë më së shumti, ndaj sigurisht duam që ta bëjmë interiorin e saj unik dhe super special. Në këtë artikull do të gjeni objekte të pazakonta, për një shtëpi që do të mbetet në mendjen e të gjithëve.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Pupë dekorative
Nga Knot Cushion
Pupë e punuar me dorë për të dekoruar ambientet e dhomave.
Çmimi 299$

Krevat për miqtë me putra
Nga Aude Sanchez
Ky krevat që ngjan si një top, nuk është thjesht një vend i rehatshëm për miqtë me 4 putra, por edhe një objekt i këndshëm për të dekoruar shtëpinë.
Çmimi 199$

Pjatancë
Nga Zaha Hadid
Një objekt i realizuar me mjeshtëri nga arkitekte dhe dizajner Zaha Hadid, konsiderohet një vepër arti, por është një pjatancë që shumë mirë mund të ishte një skulpturë.
Çmimi 145$

Makineri për Hot Dog
Nga Ariete
Një objekt shumë i veçantë Vintage për të realizuar Hot Dog të shijshëm me shumë stil.
Çmimi 35$

Taketuke e stilizuar
Nga Kare Desig
Ky set i veçantë që të kujton ujësjellësat e Londrës, është një ide shumë e mirë për dhuratë.
Çmimi 32$

Llampë tavoline
Nga Dutchbone
“Post-industrial” një stil shumë i këndshëm për t’i dhuruar tavolinës suaj të punës, dritën e duhur për leximin e mbrëmjes.
Çmimi 100$