Joseph Ettedgui kategorizohet si një prej dizenjuesve që bënë diferencën në botën e modës. Kreativiteti dhe sensi i tij i stilit kanë bashkuar dizenjues kontemporanë, ka frymëzuar ikonat e stilit dhe ka revolucionuar të gjithë industrinë e modës. Emri i tij, shtëpia e tij e modës dhe çdo gjë rreth tij ka qenë në krye të listës dhe në qendër të vëmendjes që prej fillimit të viteve ’70. Edhe pse Ettedgui u shua në moshën 74-vjeçare, emri, kontributi dhe brand-i që la pas do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat pasardhëse.