Xhavit Novolani, i njohur për botën e pasarelave si “Jawii”, sjell në Tiranë brandin e parë shqiptar të çantave. Stilisti nga Kosova, që është tashmë i njohur në arenën ndërkombëtare, ka prezantuar në Tiranë koleksionin më të ri të çantave të punuar krejtësisht me dorë dhe me materiale tërësisht origjinale. Identitet shumë i veçantë i këtij koleksioni ka surprizuar të gjithë të apasionuarit e modës të cilët ishin të ftuar në këtë event.