Kryevepra “Princi i Vogël” mbërrin në Lyon, Francë

“Princi i Vogël” vjen në Lyon, në një ekspozitë fantastike, e cila paraqet përmes artit pamor kryeveprën e Antoine de Saint-Exupéry.

Përralla më e njohur na rrëfen historinë e një princi, i cili rreket të gjejë kuptimin filozofik të jetës, në universin e tij.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Në nder të 75-vjetorit të publikimit të “Princit të Vogël”, çelet kjo ekspozitë që na risjell në vëmendje përrallën frymëzuese, si dhe një program të posaçëm, të mbushur me aktivitete për fëmijët.

Sigurisht, përpos përrallës, ekspozita do të na njohë edhe me jetën e Antoine de Saint-Exupéry, një autor shumë i talentuar, por edhe një aviator i apasionuar pas qiellit. Pikërisht, në avion do të ishte kontakti i tij i fundit me të dashurit e tij, përpara se të zhdukej në kaltërsinë e Marseille, më 31 korrik të vitit 1944.