Në mes të Luftës së Dytë Botërore, atje ku delikatesa dhe butësia nuk ka më vlerë, Louise Dahl-Wolfe fotografon modelen 18-vjeçare Lauren Bacall në një foto aspak të zakontë, në llogari të Harper’s Bazaar. E gjitha ajo që ndodh më pas është histori, revoltë, superfuqi dhe një ndryshim rrënjësor për mënyrën si femra simbolizohet në shoqëri.

Sigurisht, karriera e Louise ishte kaq e larmishme sa nuk mund të mos zinte vend në faqet e Elegance me disa prej fotove që kanë definuar artin e fotografisë dhe kanë servirur një femër plot vetëbesim, e aftë të lëvizë botën.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Jeta
Dahl-Wolfe ka lindur më 19 nëntor të vitit 1895. Fotografja amerikane njihet për një bashkëpunim shumë të suksesshëm më gjigantin e revistave, modës dhe stilit, Harper’s Bazaar.
E lindur në San Francisco, Kaliforni, Louise rrjedh nga një familje emigrantësh. Më 1914, nisi studimet në Universitetin e Arteve Të Bukura dhe studioi dizajn dhe pikturë. Kurset e anatomisë, pozicionit të fugyrave, pikturës dhe subjekte të tjera i shërbyen fotografisë, profesionit të saj të mirëfilltë.
Pas diplomimit, Dahl-Wolfe punoi në një studio dizenjimi dhe interior, derisa në më 1921 ndërveproi me Anne Brigman, muza dhe shtysa e saj në fotografi. 6 vite më vonë, ajo do të udhëtonte me fotografin Consuelo Kanaga, duke u katapultuar në botën e fotografisë përgjithmonë.
Fotografitë e saj u publikuan për herë të parë në “Tennessee Mountain Woman”.
Në vitin 1928 ajo u martua me skulptorin Meyer Wolfe dhe shumë shpesh në sfondin e fotove të saj do të ishin prezent instalacione dhe skulptura të ndryshme.

 

Mbretëresha e Bazaar
Për një kohë të gjatë, në frymëzimin dhe lenten e Dahl-Wolfe do të ishte epoka e Luftës së Dytë Botërore dhe kjo u reflektua në kopertinën e Harper’s Bazaar. Marsi i vitit 1943 do të sillte një prej fotografive më ikonike të artistes amerikane. Kopertina shfaq një vajzë të re dhe elegante përpara “American Red Cross”, klinikës së dhurimit të fjakut. Ajo mban të veshur një kostum ushtarak, bluzë të bardhë, doreza të zeza, një kapelë cloche dhe mban një flamur të kuq, i cili përshtatet me buzëkuqin e saj. Vajza duket se do të shkojë në dhomën e dhurimit të gjakut. Shprehia e saj është e zbrazët, duke sugjeruar se është e dëshpëruar, e trishtuar, ose e pashpresë, duke simbolizuar kështu çdo amerikan që e di se nuk mund t’i shpëtojë një realiteti vrastar.

Vajza e re simbolizon të gjitha gratë të cilat kontribuan në luftën e të gjithë botës. Amerikanja e paraqitur nga Dahl-Wolfe nuk paraqitet delikate, e mbuluar me lule, por e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme se botës i duhet ndihma e saj, duke dëshmuar kështu fuqinë dhe pushtetin që gruaja fitoi në shoqëri.

Kopertina është një pasqyrim i audiencës, një reflektim i gruas, e cila për herë të parë thyen barrierat, martohen me ushtarët, në mes të luftës, larg kishave dhe bekimit të prindërve, rrisin fëmijët, i ushqejnë me qumësht e patriotizëm, duke u larguar nga steriotipi i delikatesës dhe qenies që gjithmonë kërkon mbrojtje.

Gruaja e Dahl-Wolfe është kompetente, me vetëbesim, e fuqishme dhe gati të ndryshojë historinë!

error: Content is protected !!