Mango sjell koleksionin e dytë me veshje sportive dhe është mahnitës dhe super i rehatshëm

Kur bëhet fjalë për aksesorët inteligjentë dhe krijime të bukura dhe delikate, Mango është një brand i papërsëritshëm. Me synimin e vetëm: të na lidhë me natyrën, yoga-n, aktivitetin fizik dhe kujdesin për veten, Mango lançon koleksionin e dytë me veshje sportive.
Linja e parë u lançua në tetor dhe u has me një sukses gjigant, ndaj Mango risjell komoditetin në një nivel dhe qasje të re. Linja të pastra, minimaliste dhe dizajn i pakohë: të gjitha në koleksionin e ri pranveror.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Në trajtën e jumpsuit, bodysuit, crop top dhe me ngjyra monochrome të pastelit, të zezës, të bardhës apo khakisë, si dhe me materialet më cilësore, Mango na servir një gamë të gjerë, mahnitëse.


Sigurisht, nuk mbetet pas as teknologjia dhe aksesorët inteligjentë. Për një disiplinë të rregullt që ndryshon pozitivisht rutinën tuaj, përmirëson trupin dhe mendjen, ju nxit të meditoni dhe të qëndroni të shëndetshëm, Mango sjell produkte si: tapete yoga, rripa për mbajtjen e tapeteve, llastikë rezistentë dhe shumë të tjera.
Të frymëzuar nga vlerat e “Komunitetit të Mirëqenies”, Mango duket se është muza e re e aktivitetit fizik.