Meshkuj me stil në dimër

Trendet e fundit të dedikuara për meshkujt, për sezonin dimëror 2017 vijnë direkt nga pasarelat më të famshme të modës, për t’ju dhënë frymëzimin e duhur të stilit dhe detajeve të aplikuara në koleksionet e reja. Dominojnë ngjyrat e mbyllura, e zezë, gri, blu e errët,  ndërkohë copat më të përdorshme janë stofat e ngrohtë me motive, kuadrate, etj. Të tjerë elementë që bien në sy janë pellushi, lëkura, si edhe një lojë e fortë me aksesorët, si rripa, çanta, kapele etj. Ne ju sjellim direkt në brendësi të Elegance, sugjerimet In të stilistëve të momentit.