Stil & Personalitet – Mikea Kosti / Influencer

Veshja juaj e përditshme? 
Në përditshmëri zakonisht vesh marka që i veshin pothuajse të gjithë: Zara, Bershka, Stradivarius. Gjithashtu, edhe veshjet që më kap syri në disa dyqane që zakonisht kaloj, i bëj të miat. Më pëlqejnë gjërat e veçanta dhe të thjeshta.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Stilisti i preferuar shqiptar dhe i huaj?
Stiliste shqiptare do të përmendja: Enada At’Nikolla.
Stilist i huaj: Virgil Abloh.

 

Thënia e preferuar?
“Në ditët e sotme, kur kontakti njerëzor është kaq i shpejtë, ajo çka ti vesh është mënyra si i prezantohesh botës. Moda është një gjuhë e drejtpërdrejtë”.Miuccia Prada

 

Ikonë Mode? 
Karl Lagerfeld.

Wishlist? 
Mendoj se në wishlist-in e një vajze mund të ketë çdo gjë që i kap syri, pasi kurrë nuk mjaftohemi.
Gjithsesi, këto kohë në wishlist janë çantat e vogla, fine dhe me ngjyra.

Parfumi i preferuar?
Yves Saint Laurent – Mon Paris.

Rimeli i preferuar? 
KIKO Milano.

Këpucët?
Në përditshmëri preferoj të vesh atlete sepse mendoj janë më të thjeshta për kombinim dhe të rehatshme në një ditë aktive. Në atlete përdor markën Adidas, kurse përsa i përket takave nuk kam ndonjë brand specifik që përdor, por nëse do mund të zgjidhja, “Ego” sepse ka këpucë shumë të veçanta, ose Louboutin.

Aksesori i preferuar? 
Preferoj shumë unazat dhe orët në përditshmëri, ndërsa nëpër evente të ndryshme shpesh përdor vëthët dhe varëset.
Gjithashtu, asnjëherë nuk dal nga shtëpia pa një mini çantë fine dhe komforte.

Libri i preferuar?
“Sekreti” – Rhonda Byrne.

Filmi/Aktori/Regjisori i preferuar? 

Filmi i preferuar – “The Invisible Guest”

Aktori – Jason Stathman dhe Johny Deep

Regjisori i preferuar – Álex Pina.

Kuzhina e preferuar?
Cdo gjë e shijshme, kryesisht pastat. Më pëlqen ushqimi, si i shtëpisë, edhe ai jashtë saj.