Monotipi i Anita Kavajës

Perspektiva e artistes shqiptare që ndan jetën mes Londrës dhe Tiranës, vjen si një simbolikë që zbrazet furishëm në litografe, me emocione të ndërkallura portretesh e natyra të qeta…Që nga fillimi i artit, të gjithë piktorët dhe skulptorët e mëdhenj kanë qenë të hipnotizuar nga trupi i njeriut, edhe kur asokohe ishte ende një tabu me imazhe të tillë të shfaqura në publik. Si shumë artistë edhe ajo është treguar po aq e tërhequr nga kjo ide, edhe pse tani është më e lehtë dhe më e pranueshme çdo aureolë artistike, për shkak të ndryshimeve në konceptim të shoqërisë në tërësi.  Unika e trupit të njeriut, fuqia dhe forma, është diçka e bukur dhe frymëzuese për ta vënë në kanavacë me një furçë. Sakaq, Anita Kavaja pikturon atë që sheh, e pohon me plot gojën se gabimet e saj i japin karakter punës duke u përpjekur ta mbaj të gjallë mendimin, e duke përdorur monotipet dhe eksperimentimin e së përditshmes. Ekspozita “Monotip” e cila u çel në ambientet e qendrës multifunksionale “Ten” ishte një lidhëz artistike mes disa zhanreve, vizatimit, litografisë dhe pikturës. Ky lloj punimi është aq i çmuar dhe aq i vjetër sa llojet e tjera të shtypit, por ajo që e bën të veçantë çdo punik është faktori I mospërsëritjes si diçka unike. Një rrugëtim disa vjeçar mes historish njerëzore, detaje të prekshme të përditshmërisë dhe stilit që emeton çdo pikturë e Anitës. Intervista e mëposhtme ju rrëfen shumëçka…

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code