Multidimensionet e Edison Ballës

Ai është një artist i ri i cili premton shumë, e kemi parë të eskpermentojë në pikturë, skulpturë, skenografi dhe fotografi. Interesant mbetet kënvështrimi i tij mbi artin dhe frymëzimet që ky i ri ka kur fjala vjen për t’u shprehur përmes shprehisë së tij artistike. Ne jemi ndalur ne një intervistë për të kuptuar më shumë rreth tij.

Edison Balla

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 Së pari për të të njohur pak më shumë me lexuesin e Elegance, Edison, ku e përkufijëzon veten, kush je si artist, cilat janë objektivat e tua?
Unë jam Edison Balla, një artist i ri. Merrem kryesisht me skulpturë, pikturë por kam pasur dhe eksperienca si make-up artist dhe skenograf në teatrin e Durrësit “Aleksander Moisiu”. Nuk kam një perkufizim për veten, e lë të lirë, më pëlqen çdo formë e artit, aty shfaq botën time, koncptet, mendimet dhe sigurisht UNIN tim që si i tillë duhet të jetë i dukshëm mes të tjerësh. Jetoj dhe zhvillohem ndër objektiva, por një ndër to që zgjohem cdo ditë është të jem UNË në çdo vepër dhe sigurisht ëndrra e çdo artisti, të lë gjurmë në histori.

Në çfarë dege të studimeve mbi artin je specializuar?
Unë i dua dhe i praktikoj të dyja por në pamundësi për t’i studiuar  zgjodha artin që mund të jetosh me të, ta prekësh, t’i flasësh, t’i duash, të komunikosh më to, e kam fjalën për skulpturën dhe specialitetin e qeramikës.

A ka ndonjë vijë trashëgimie në qënien tënde si artist?
Jo drejtpërdrejtë me fushën time por babai im disa vite më parë ka punuar si muzikant.

Cilët janë artistët që të frymëzojnë?
Më pëlqejnë shumë piktorë e skulptorë si; Lucian Freud, Francis Bacon, Caravaggio, Michelangelo, Bourdelle, Antonio Canova, Bernini, kur flas për të pëlqyerit e mi kam në mëndje një vepër për secilin, por kur punoj i mbaj larg sepse dua të jem unë dhe arti im. Asnje tjetër! Dua zgjimet, hapat, fjetjet, mërzitjet, dështimet dhe triumfet e mia!

Po muzat e tua cilat janë?
Muzat e mia janë çdo gjë që përbën jetën, jam çdo ditë me to. Ata janë njerëzit, objektet, natyra, misteret, rutina etj. Një ndër to është mikja ime më e mirë artistja, unikja, aktorja Mimoza Marjanaku, e cila ka qënë një mbështetëse e fortë që në fillimet e mia! Kur bëhet fjalë frymëzim, kur je në proces krijimi ndodhin luftëra, zgjohen monstrat e fantazisë dhe harkëtarët godasin mbi telajo me shigjeta, ku i vetmi që godet në shenjë lë ngjyrë të kuqe gjaku e shigjeta bëhet simbol i penelit dhe pas murit të ndërgjegjes dhe tundimit për gjak nga etja për art ndodhet portreti i një njeriu gri, që jep pa marrë parasysh asgjë vetëm për art.
Për t’u mbushur me atë që quajmë frymëzim duhen të gjitha, duhet drita e mëngjesit, rrezet verbuese të diellit, shiu që të lag mendimet e qenies, perëndimi, errësira, frika e deri tek e përditshmja që të rrëmben në kërkime e gjetja, e kur ndodhin këto nuk të mban dot lëkura që të mbështjell, thjesht shpërthen në heshtje duke shijuar vetveten, botën.

Le të ndalemi pak tek arti po në një kënvështrim më kritik, si jeton një artist i ri në shqipëri?
Një artist në shqipëri jeton në disa faza të cilat unë nuk i kam kaluar të gjitha, jam në fazën e dytë a të tretë, kur përplasesh me shikuesit dhe përfituesit e tu. Në një tjetër këndvështrim për artistët e rinj nuk ka shumë sy për to dhe nuk bëhet fjalë për treg apo ekspozime, por për vlerë.

A ke menduar ndonjëherë që ky vend nuk të jep shumë mundësi, që të bësh art këtu është mbase një zgjedhje jo e mirë?
E kam menduar dhe e mendoj por për të vetmen gjë që thash më lart, për vlerë, sigurisht dhe për ekonomi, një i ri sot në shqipëri duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të arritur aty ku dëshiron, sepse ka përplasje, ka konkurencë, luftëra politike, Brezash! E shoh të vështirë të ndërtosh dhe të dalësh atje ku jo të gjithë të presin me krahë hapur.

Po për “Universitetin e Arteve” dhe studimet që bëhën aty çfarë opinion ke?
Universiteti i Arteve, është i bukur, punohet nga ata që duan të punojnë. Është shkollë e bukur sepse përveç galerive i ndjek artistët aty dhe ke mundësi te punosh me to. Për nga kushtet do thoja që ka vend gjithmonë për përmirësime.

Po politikat mbi artin në vendin tonë si i sheh?
Në fakt kam parë që politika ka prekur shumë artistë, dhe shumë njerëz të profesioneve të ndryshme. Shoh shumë indiferencë për artin, shumë pak kam dëgjuar të flitet për art, apo të ndihmohet nga politika! Nuk kam kohë te merrem shumë me çudirat e politikes, si pasojë i qëndroj larg.

Rikthehemi tek punët tuaj së fundmi shohim shumë nudo, çfarë të tërheq tek nudot dhe mbi të gjitha tek ajo femërore?
Çdo artist e zhvesh subjektin e tij, figurën e njeriut ose natyrën. Është ta shohësh, ta shijosh, ta pikturosh apo skulpturosh, t’i gjeshë esencën mbi sipërfaqen e lëkurës duke sfiduar si mbështjelle e shpirtit dhe qënies. Nudo dhe femra rroken përgjithësisht në të gjitha fushat e artit por më veprat e mia është diçka më e thellë se sa thjeshtë një përjetim etik dhe estetik. Ajo shoqërohet me mua, me dashurinë për qënien e saj, që e mban ai trup të cilin e kthej në baltë shoqëruar me një tis trishtimi dhe dëshpërimi rrëzëllitës deri sa të kem krijuar bindjen se ia kam arritur qëllimit të sjell në jetë në atë baltë tiparet e saj. Pas tërë asaj qetësie nëpër korridoret e saj që prehet për triumfin e dashurisë dhe misterit, unë has ferrin, njeriun nën rrëfimin e tij prej balte.

Gjithashtu portrete e tua kanë një karatekter interesant, të ndryshëm nga realizmi, marr si shembull këtu “Bardhin”, apo “I braktisuri”, janë si interpertime, është kjo një lëvizje për të vendosur një sigël tënden?
Ato punë, ai stil ka nisur që në lice. Është një ushtrim në baltë si skica në letër të cilin ja kam bërë vetes shpesh herë për shkathtësimin e duarve. Janë punë të bëra me minutazh pasi doja të arrija të mbaja të karikuara shqisat, prekjen, shikim, ndjeshmërinë dhe trurin. Nëse i lidh bashkë, këto mjaftojnë për të dominuar baltën dhe për të krijuar një skulpturë të till për 10-15 min. I vë tituj këtyre punëve sepse çdo krijesë meriton një emër. “Bardhi” është model në universitet, është jo thjeshtë model por personazh ka gjëndje dhe portret që kërkon mjeshtëri për ta kapur në karakter me hedhjet e para.

Kërkimi yt artistik vjen edhe në pikturë, sidomos punimet në laps është kjo një mënyrë tjetër për t’u shprehur?
Mënyrat për t’u shprehur janë shumë, pikturën e dua po aq sa skulpturën dhe lapsin. Janë të lidhura bashkë. Skulptura nuk është thjeshtë materie pa ngjyrë, ka ngjyrat e veta. Nuk shoh ndarje. Në pikturë jam disi i errët në tone e ngjyra dhe subjekte të cilat i kam të brendshme!
Ndoshta temat dhe subjektet e mia nuk janë për këdo, janë për ata që e duan fort artit! Veprat e mia përcjellin emocione të ndryshme, më kanë thënë që pikturat dhe skulpturat e mia dikujt i japin ankth, trishtim, neveri, ndihem mirë për këto, jo se dua t’i dhuroj njerëzve këto emocione por kurrësesi nuk dua të bëj një pikturë që dikush dëshiron ta ble se i shkon me perdet apo divanet! Piktura dhe skulptura ime nuk është dekor! Duhet të jetosh me to!

Subjektet e tua janë gjithmonë njerëz, çfarë të intrigon tek njerëzit?
Çfarë do të kishte kuptim pa njeriun? Njeriu është kompleksi i jetës, natyrës, misterit, është fillimi i jetës, është historia, tregimi, arsyeja, fantazia por dhe fshehtësia. Të cilët dua t’i eksploroj në qënien e tij. Njeriu mund të jetë fron i urrejtjes dhe tempull i dashurisë.
Ne kemi botën fizike e shpirtërore, ne kemi energjinë, emocionet, gjendjet metafizike, kemi misterin dhe absurden, gjithshka! Të cilët mundohen t’i lidhin bashkë por vetë ata nuk guxojnë lidhen. Njeriu zë vënd në veprat e mia si një realitet shpirtëror nën mbulesën e besimit së qënies.

Së fundmi të kemi parë në rolin e skenografit në veprët teatrale “Pa Kthim”, si është procesi i ndërtimit të një skene, çfarë tensioni duhet të ketë ajo?
Kam patur raste që kam punuar ne teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Kam punuar si make-up artist në dramën “Askushi” nga Bashkim Hoxha. Së fundmi isha si skenograf në shfaqjen “One Woman Show”, titulluar “Pa Kthim” nga Keti Bashhysa.
Ajo shfaqje kishte mori ngjyrash, theksesh, dritash dhe hijesh, kishte emocione, tinguj të bukur nga Violonçeli i Ketit, monolog, poezi të cilat i sollën si një natë të vetme Kabaret. Si e till skena do të ishte diçka e thjeshtë simbolike, e përshtatur mirë me forma të lakuara, me drita që vareshin nga lart dhe sigurshit ngjyra të kuqe, ishte një natë magjike pa kthim!