Çfarë do të bësh në orën 20:00, në datën 9 tetor? A je në kërkim të diçkaje ndryshe nga rutina e zakonshme e fundjavës? A të ka marrë malli për koncerte, jetë nate me muzikën në kupë të qiellit?
Ja pra ku je, para së premtes magjike, kur JUTHbyvodafone do të hapë dyert, për t’u dhënë shansin të gjithëve të shijojnë JUTH LIVE CONCERT, me tre artistë të preferuar, nga Shqipëria e Kosova.
Arilena Ara, Alban Skënderaj e Kida, do të performojnë live në një eksperiencë ekskluzive, në një koncert që do të trasmetohet live streaming në çdo celular, përmes aplikacionit JUTH App. Dhe jo vetëm për përdoruesit JUTH. Kjo eksperiencë muzikore do të ofrohet për të gjithë të rinjtë në Shqipëri, nga 13 deri në 25 vjeç, qofshin apo jo klientë Vodafone.
Do të jetë një festë e vërtetë muzikore, që mund të shijohet vetëm duke u regjistruar e siguruar biletën virtuale në aplikacionin JUTH.
Kur JUTH lindi në shkurtin e 2019-ës, ishte koha kur mund të festohej masivisht nën efektin e dritave e adrenalinës që të jep të qenurit përpara skenës, fare pranë artistëve të preferuar, fiks siç u realizua koncerti i madh i lançimit me Arilena Arën, Ledri Vulën e Mc Kreshën e me DJ me famë botërore, Martin Schultz.
Pastaj, kur nisi pandemia, JUTHbyvodafone solli muzikën në çdo shtëpi përmes digital home concert, që ishte veç të tjerash dhe si një lloj komunikimi mes Ledrit, Elvanës, Ylli Limanit, Kidës, Marsela Çibukajt e Eugent Bushpepajt, etj me funs-at e tyre, aq shumë të dëshiruar për pak argëtim në ato ditë izolimi.
Teknologjia ishte argëtimi më i bukur e do të vazhdojë të jetë edhe përmes këtij projekti të ri, që këtë herë do të vijë në formatin e një koncerti të vërtetë live. Gjithçka do të përcillet prej një skene të vërtetë, prej një bande muzikore e prej artistëve që do të këndojnë repertorin e tyre më të preferuar.
#Gati? E premtja e 9 tetorit po vjen. E ke në dorë biletën tënde. E ke falas! Mjafton të hysh a të shkarkosh JUTH App dhe të rezervosh vendin tënd virtual në këtë aplikacion.